Këtë mund të jenë kundërshtarët e mundshëm të Ballkanit në Ligën e Konferencës
Kampioni i Kosovës, Ballkani për herë të
dytë me radhë ka arritur që të kualifikohet në fazën e grupeve të Ligës së
Konferencës, garë kjo që organizohet nga UEFA dhe është e treta më rëndësi në
kontinentin europian
Skuadra kosovare arriti që ta eliminojë nga
Liga e Konferencës kampionin e disa fishtë bjellorus me rezultat të
përgjithshëm 4-1 në playoff.
Nesër, skuadra Portokallo Zi do të mësoje
emrat e kundërshtarëve të tyre në grupe, e ku këtë vit ka skuadra interesante.
Siç është pritur, Ballkani vazhdon të mbetet
në vazon e katër të Ligës së Konferencës derisa do të mund të përballet me të
gjithë kundërshtarët në këtë garë, pos atyre që janë në vazon e katër dhe
skuadrave që vinë nga Serbia dhe Bosnja Hercegovina.
Kështu, në vazon e parë të Ligës së Konferencës
bëjnë pjesë skuadra të njohura si: Eintracht Frankfurt, Dinamo Zagreb, Clubb Brugge,
AZ, Gent, Fenerbahçe, Lille dhe Ferencvaros.
Vazo e dytë po ashtu do të jetë interesante ku
në të bëjnë pjesë: PAOK, Slovan Bratislava, Maccabi Tel Aviv, Viktoria Plzen,
Aston Villa, Ludogorets Razgrad, Fiorentina dhe Bodo/Glimt.
Vazo e tretë përbëhet nga Genk, Zorya Luhansk,
Astana, Beshiktash, HJK, Spartak Tmava dhe Olimpija Lubjana.
Në vazon e fundit aty ku është Ballkani janë
skuadrat e Zrinjski Mostar, KI, Aberdeen, Cukaricki, Breidablik, Nordsjælland
dhe e fundit në këtë rënditje Ballkani. /GazetaExpress/