United bënë ofertë për huazimin e Marc Cucerella

United bënë ofertë për huazimin e Marc Cucerella


Futboll


Gazeta Express

30/08/2023 16:47

Sipas The Athlettic, Manchester United ka
bërë ofertën e parë për të nënshkruar Marc Cucerellan në huazim nga Chelsea këtë
verë

Djajëjtë e kuq janë duke shikuar për një
mbrojtës të majtë pas lëndimit të Luke Shaw dhe Ryrell Malacia por lëvizja ende
nuk është materializuar.

Sipas disa raporteve , klubi më i trofeshëm
anglez kanë krijuar një listë me tre futbollistë, ku Cucurella është i pari në
atë listë.

Athletic ka raportuar së United ka ofruar një
marrëveshje për huazim sezonal por ata nuk kanë përfshirë opsionin apo obligimin
për ta blerë atë.

Chelsea raportohet së janë të gatshëm për ta
lënë spanjollin për t’u larguar kështu që të dy palët për momentin janë duke e
diskutuar një marrëveshje të mundshme. /GazetaExpress/