Pas Kane, Bayerni mund t’ia rrëmbejë edhe një lojtar tjetër Tottenhamit
Sipas informacioneve të Sky Sports, lojtari i Tottenham, Eric Dier, është gjithnjë e më shumë pranë FC Bayern ditëve të fundit.
Një transferim i qendërmbrojtësit 29-vjeçar u diskutua më pas në komitetin e transferimeve të Mynihut.
Çështja është ende në tavolinë dhe po shqyrtohet nga klubi gjerman, transmeton Gazeta Express.
Anglezi ka kontratë me Spurs deri në vitin 2024. Në përgjithësi, ai ka zhvilluar 361 ndeshje dhe ka shënuar 13 gola.
Gjithashtu një shtysë drejt Bayernit mund të jetë fakti se Dier dhe Harry Kane janë miq të ngushtë, pasi ata kanë luajtur për Tottenham Hotspur për vite me radhë.