“Financat do të jenë …”, Horoskopi i ditës së mërkurë, 30 Gusht 2023

“Financat do të jenë …”, Horoskopi i ditës së mërkurë, 30 Gusht 2023


Rozë


Gazeta Express

30/08/2023 7:08

Dashi

Edhe pse nuk do të jeni shumë në qejf gjatë kësaj dite,
përsëri do mundoheni të ruani një klimë harmonike tek ata që ju
rrethojnë. Beqarët nuk do mund t’i rezistojnë dot sharmit të personave
që do takojnë. Ditë me fat për financat do arrini ta mbani nën kontroll
buxhetin.

Demi

Venusi premton një ditë të gëzuar. Mendoni vetëm për të sotmen,
lëreni pas atë që do të vijë më vonë. Neptuni do t’iu sjellë shumë fat
me financat. Gjithsesi mirë është të mos ndërmerrni shumë rreziqe dhe të
mos bëni shumë shpenzime.

Binjakët

Shfrytëzojeni sot çdo moment deri në maksimum dhe tregohuni më
tolerantë. Mos bini në pesimizëm, por mendoni pozitivisht. Intuita nuk
do t’iu çojë në rrugë të gabuar në planin financiar. Mos iu besoni të
gjithëve.

Gaforrja

Marrëdhënia juaj në çift do bazohet te sinqeriteti sot. Secili nga
partnerët do respektojë tjetrin dhe mendimet e tij. Nuk do jeni më një
çift tradicional, por do tentoni të provoni edhe gjëra të reja e të
veçanta. Beqarët do preferojnë të qëndrojnë me statusin që kanë.

Luani

Mos u tregoni kokëfortë dhe pranojini disa gabime. Tregohuni pak më
liberalë në mendimet që keni. Do keni fat, por mundohuni të mos
shkëputeni nga realiteti. Me paratë nuk do të keni probleme, mjafton të
mos e teproni me blerjet.

Virgjëresha

Mos u merrni me spiunllëqe por shikoni punët tuaja. Është mirë të mos
ngatërroheni, sepse mund ta pësoni keq. Kujdes me thashethemet. Keni
përreth njerëz që nuk ju duan aspak. Beqarët do kenë takime interesante
nga të cilat do dalin të kënaqur. Financat do i menaxhoni me maturi.

Peshorja

Ka mundësi të keni një takim vendimtar, i cili mund t’iu sjellë
lumturinë e kërkuar. Neptuni do t’iu ndihmojë të zgjidhni disa probleme
me paratë. Gjithsesi shmangni operacionet e mëdha dhe shpenzimet.

Akrepi

Një ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme. Keni nevojë për disa
pushime të vogla. Shkëputuni nga njerëzit që ju rrethojnë dhe përpiquni
të gjeni një ambient të ri. Kujdes për ndonjë problem me punën. Shëndeti
paraqitet i mirë.

Shigjetari

Më në fund do bashkëpunoni më shumë me atë që keni në krah dhe do
flisni për tema të ndryshme. Tregohuni më të duruar, sepse po tentuat të
krijoni një lidhje, do lëndoheni. Mos merrni vendime të rëndësishme në
planin financiar.

Bricjapi

Vendosni pak rregull para se të arrini në katastrofë. Kujdes me çdo
gjë që do thoni, sepse mund të lindin mosmarrëveshje të mëdha. E keni
vetë në dorë pastaj për të zgjedhur metodën e joshjes. Me paratë do të
keni mjaft probleme.

Ujori

Bëni vetëm pak kujdes me tendencën për të dominuar gjithçka. Në
planin financiar duhet më shumë maturi. Studiojini mirë gjërat para se
të merrni vendime. Bëni kujdes me shpenzimet pamenduara si dhe ruani
shëndetin.

Peshqit

Do të flisni shumë me atë që keni në krah sot, por do ta kuptoni se
nuk keni të njëjtat mendime mbi tema të caktuara. Nëse jeni beqarë, ka
pak mundësi që të gjeni personin e duhur. Për sa iu përket shpenzimeve
ka mundësi që të vendosni ekuilibër.