Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka publikuar të martën raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore”, për periudhën 2019-2022.
Konkluzioni i këtij auditimi është se Fondi për Sigurime Shëndetësore (FSSH) së bashku me Bordin Ekzekutiv nuk ishin efektiv në procesin e menaxhimit të subvencionimit të pacientëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike.
Rezultatet e auditimit tregojnë se pacientët nuk janë trajtuar në mënyrë të barabartë që nga procesi i aplikimit e deri te aprovimi i kërkesave.
“FSSH-ja përdori praktika të ndryshme në vlerësimin dhe trajtimin e lëndëve që nga aplikimi i kritereve të ndryshme për rastet e njëjta e deri te shuma e aprovuar për trajtim. Aprovimi i lëndëve dhe pagesave është përcjellë me vonesa, obligimet financiare nuk ishin menaxhuar dhe raportuar në mënyrë të duhur si dhe Fondi nuk kishte bërë të gjitha barazimet financiare me institucionet shëndetësore në të cilat janë parapaguar shërbimet”, thuhet në komunikatën për media.
Sipas raportit, Bordi Ekzekutiv kishte aprovuar lëndë në mungesë të dy pro-faturave dhe nuk ishte konsistent në shumat që kishte ndarë për mbulim të trajtimit duke mos respektuar kriteret e Udhëzuesit Administrativ.
“Me aprovim të Bordit, Fondi pagoi 756,142 euro për raste diagnozat e të cilëve nuk janë paraparë në Udhëzues Administrativ. Mirëpo, disa raste u refuzuan pikërisht me arsyetimin se diagnozat nuk janë pjesë e Udhëzuesit. Pavarësisht se Programi është i destinuar të financojë trajtimin e pacientëve me diagnoza, sëmundjet e të cilave nuk trajtohen në Institucionet Shëndetësore Publike të Kosovës, Komisionet Konziliare në reparte të caktuara kishin referuar kërkesa për shërbimet që ofrohen brenda këtyre institucioneve me arsyetimet për mungesë të materialit, kushteve teknike dhe resurseve njerëzore. Për këto raste shuma e referuar dhe aprovuar nga mostrat e testuara ishte 844,779 euro”.
Tutje, raporti thekson se Fondi nuk menaxhoi dhe nuk raportoi në mënyrë të duhur obligimet, kishte vonesa në aprovim dhe pagesa, madje kishte fatura që nuk janë paguar që nga 2018.
“Fondi nuk ka pasqyrë të saktë të kostove reale dhe mjeteve të lira të mundshme, barazimet janë bërë vetëm me spitalet në Kosovë dhe disa në rajon, por jo edhe me spitalet e tjera. Nga 12 milionë euro të aprovuara për rastet e rregullta, komisioni kishte arritur të barazojë vetëm 2,1 milionë apo 16,4% si dhe kishte identifikuar mbi 408 mijë euro mjete të lira. Mangësitë e identifikuara në procesin e menaxhimit të subvencionimit të pacientëve për trajtim jashtë institucioneve shëndetësore publike ishin pasojë e ndryshimeve të praktikave të menaxhimit të këtij programi, pa u arsyetuar nevoja për ndryshim, mos funksionimi i duhur i kontrolleve të brendshme, ndryshimet e vazhdueshme organizative si dhe mos qartësimi i kornizës ligjore”, bëhet e ditur mes tjerash.
Lidhur me këtë auditim, Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca deklaroi se trajtimi jo i barabartë i pacientëve, ndryshimet e paarsyetuara të kritereve dhe shumave të aprovuara për trajtim, vonesat në aprovim dhe pagesë, si dhe mos menaxhimi i duhur i obligimeve financiare, rrezikon që Programi të mos arrijë objektivat për të cilat është themeluar.
Për të siguruar që Programi për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore menaxhohet në mënyrë më efektive dhe arrin objektivat, ZKA dha 13 rekomandime.
Raportin e plotë të auditimit të performancës “Efektiviteti i Programit për Trajtimin e Pacientëve Jashtë Institucioneve Shëndetësore” e gjeni këtu.
-
Liberalizimi i vizave, Hoti: Qeveria sa më shpejt të fillojë fushatën vetëdijësuese për qytetarët
Janë bërë katër muaj që kur në Strasburg është nënshkruar akti ligjor i Bashk…
-
Beteja në Kamenicë: Qëndron Kastrati ushtron kallëzim penal ndaj Kadri Rahimajt
Ish-kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, ka ushtruar kallëzim p…
-
Prigozhin varroset me ceremoni private
Ish-kreu i grupit mercenar rus, Wagner, Yevgeny Prigozhin, është mbajtur në n…
-
Kica-Xhelili: Skandalet e Qeverisë Kurti nuk pushuan as gjatë muajit gusht
Deputetja nga radhët e LDK-së Doarsa Kica- Xhelili, nuk ka kursyer kritikat n…
-
“Mos kërkoni të drejta, mjafton që nuk po ju vrasim”, Kamberi: Mesazhi që ia dha Bërnabiq shqiptarëve të Luginës
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka interpretuar një p…
-
Libraria Dukagjini hap pikë të përkohshme në Lakrishtë për shitjen e teksteve shkollore
Libraria Dukagjini e ka hapur pikën e saj të përkohshme për shitjen e librave…
-
Arbërie Nagavci jep lajmin e fundit për fillimin e vitit të ri shkollor
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, njoftoi se janë finalizuar të gjitha pë…
-
Dogana zbulon sasi të konsiderueshme të barnave të kontrabanduara nga Shqipëria dhe Serbia në një automjet
Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka parandaluar një rast të kontrabandës me ba…
-
Osmani pranon letrat kredenciale nga ambasadori i ri i Kuvajtit
Presidentja Vjosa Osmani i ka pranuar letrat kredenciale nga ambasadori i ri …
-
Aksident në Skenderaj, veturës i del goma nga vendi (PAMJE)
Një aksident trafiku ka ndodhur para disa minutave në hyrje të Skenderajt, sh…
-
“Duhesh me flejt me mu për me marr këtë rol”, Egzona Salihu trondit me rrëfimin se si u kushtëzua nga regjisori i një filmi
Aktorja kosovare, Egzona Salihu në emisionin Çikat n’Fokus me Hateme Smajli k…
-
KE, përplasje me Michel për Ballkanin: Jo afate, të përmbushen kriteret!
Komisioni Europian iu përgjigj përmes zëdhënëses së tij, Dana Spinat propozim…