Yakin beson se Xhaka mund ta drejtojë Zvicrën në të ardhmen
Granit Xhaka mund të bëhet në të ardhmen përzgjedhës i
Kombëtares së Zvicrës. Kështu ka deklaruar Murat Yakin.
Ai të njëjtin vlerësim e dha edhe për Manuel Akanjin, gjatë një interviste për “20minuten”, shkruan Gazeta Express.
Kur u pyet rreth shkollimit që po bën mesfushori kosovar për trajner,
Yakin tha: “Më vjen mirë për të gjitha opinionet dhe pikëpamjet. Me njohuritë
dhe përvojën e tij, nuk kam asnjë dyshim që Graniti mund të jetë një trajner i
suksesshëm”.
Tutje, përzgjedhësi i Zvicrës shtoi: “Por, ai nuk është i vetmi.
Këtë ia dhashë edhe Manuel Akanjit. Për mua ai është i paracaktuar të bëjë një
karrierë trajneri”.
Ndërsa, në pyetjen se “A do t’ju zëvendësojë Xhaka apo Akanji si
trajner i Kombëtares kur të tërhiqeni?”, Yakin deklaroi: “Në një moment i besoj
absolutisht të dyve”. /Gazeta Express/