Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se u parandalua përpjekja e Ukrainës për të sulmuar me mjete ajrore pa pilot rajonin Tula, transmeton Anadolu.
Në një deklaratë me shkrim nga ministria, thuhet se në orët e mëngjesit Kievi u përpoq të sulmojë me 2 dronë objektet në territoret e Rusisë.
Më tej në deklaratë thuhet se dronët u shkatërruan në hapësirën ajrore të rajonit Tula nga sistemet e mbrojtjes ajrore.