Shkruan: ETEM XHELADINI
Vitet ikin, kujtimet
mbeten, historia me përplotë gjurmë, gjurmë ku rinisë tonë duhet kujtua vuajtjet që përjetoi populli ynë, të mos na përsëritet histori.
Çdo herë Arsimi ishte mbi të gjitha!
DEMOSTRATA E KUMANOVËS DËSHMOJNË LUFTËN PËR MBROJTJEN E ARSIMIT E SHKOLLËS SHQIPE!
Demostratat e 29 gushtit 1988 në Kumanovë, që u organizuan në mbrojtje të arsimit e shkollës shqipe, mund të themi se lanë gjurmë për një nga demostratat më të fuqishme të shekullit XX, brenda trojeve etnike shqiptare nën federatën ish-Jugosllave!
Kërkesat e kësaj demostrate ishinë për mbrojtjen e arsimit shqip, e shkollës shqipe, kërkesë ku lu bashkua e gjithë popullata e qytetit dhe fshatrave të Kumanovës e Likovës.
Kjo demostratë tërboi Shkupin e Beogradin, qendëra të politikës prej nga buronte çdo e keqe e kohës!
Beogradi e Shkupi kishin dhanë urdhër që demostrata e 29 gushtit 1988 të shtypej me dhunë e me denime të rënda!
Kjo demostrat e zbardhë politikën antishqiptare, politikën kundër arsimit shqip e shkollës shqipe, ku Kumanova ishte vendi ku po bëhej prova, eksperimenti i parê, pas Kumanoves dhe qyteteve tjera shqiptare në Maqedoni, e pastaj kjo politikë u zbatua në Kosovë.
Pas kësaj demostrate stacioni i policisë në Kumanovë dhe burgu i Kumanovës u mbushën plotë e përplotë me shpiptarë nga që nuk kishte më vend në burgun e Kumanovës, protestuesit u dërguan nëpër qytete tjera të Maqedonisë.
Duhet kujtuar sjelljet e policëve në Kumanovë e nëpër burgjet e stacionet policore të qyteteve tjera, ku kami dëshmi të shumta të arrestuarve e të burgosurve se qyshë policët bënin gara se cili do sillet më vrazhdë, e më shumë do të malltretonte qytetarët shqiptar që ishin në mbrojtje të arsimit shqip, dhe cili do të ofendonte me keq në baza kombëtare protestuesit shqiptarë pa zgjedhur se a ishin nxënës, student, arsimtar, intelektual, bujqë.
Kjo sjellje tregonte frymën e vërtet të sistemit moniste antinjerëzore komuniste dhe urrejtjenë kunçdër shqiptare nder shekuj nga sllavo-ortodokse, që shtynin.
Këto sjellje të këtyre policëve e inspektorëve demonstronin forcën duke përdorur dhunën ndaj shqiptarëve më çnjerzore.
Çdoher pushtetarët sllavë në vend të dialogut për kërkesat e shqiptarëve, po edhe këto për arsimin shqip zgjedhte rrugën e dhunës, pa kursyer nxënës, prindërër, e arsimtarët shqiptarë, që ngritnin zërin kundër padrejtësive e kundër ketyre masave të dhunshme, antiligjore, antikushtetuese, e antinjerzore, u perdorë aq dhunë e madhe sa që disa demostrues mbeten me pasoja gjatê tërë jetës së tyre, kurse disa vdiqën pak kohë pas vuajtjes së dënimit.
Për fund dua të themë se heshtja e institucioneve dhe politikëbërsve shqiptar në pushtet, po edhe opozitë si dhe e sektorit civil për këto ngjarje, na bënë me dije se këto ngjarje duhet shkuar në harresë, që lirishtë mund të themë se është më shumë se turp e mjerimë.