Arsenali shet Balogunin te Monaco
Folarin Balogun pritet që së shpejti të zyrtarizohet te Monaco.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, ka bërë të ditur se sulmuesi do të udhëtojë sot drejt Monacos për t’u nënshtruar testeve mjekësore, transmeton Gazeta Express.
Pas testeve mjekësore mund të kompletohet kalimi i tij nga Arsenali te klubi i Ligue 1.
“Topçinjtë” do të përfitojnë në total 40 milionë euro nga shitja e reprezentuesit të Amerikës.
Gjithashtu në marrëveshja është përfshirë një kaluzolë që klubit londinez ia siguron të drejtën e përfitimit financiarisht nga shitja e Balogun edhe në të ardhmen.
/Gazeta Express/