Ngjarjet në Sllupçan, edhe pse të natyrës energjetike, u shndërruan në etno-politike! A janë këto zhvillime tregues i pranisë së etnocentrizmit si fenomen i vazhdueshëm në media, veçanërisht në ato onlajn? Si dalluan raportimet e mediave shqipe dhe maqedonase rreth Sllupçanit? Si ndodhi që në një pjesë të mediave maqedonase pati kritika të shumta, madje edhe parodizim, ndërsa në disa media shqipe “viktimizim” të banorëve, që nuk paguajnë faturat e energjisë së shpenzuar?
Shkruan: SEFER TAHIRI
Sistemi mediatik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, përkatësisht mediat tradicionale dhe sidomos ato që funksionojnë në sferën onlajn, vazhdon të jetë i dominuar nga raportimi me narrativë etnocentrik.
Siç kemi theksuar, analiza tekstuale dhe e përmbajtjes së mediave shpie tek përfundimi se raportimi përplot paragjykime dhe stereotipa mbi baza etnike dhe fetare kryesisht është i pranishëm tek prodhimet mediatike, të cilat trajtojnë ose janë të ndërlidhura me çështjet ndëretnike apo ndërfetare. Por, kohëve të fundit, hulumtimet kanë treguar dhe argumentuar se raportimi etnocentrik (më shumë) dhe religjiozocentrik (më pak), përfshin edhe çështje që nuk janë ekskluzivisht etnike apo fetare.
Mediat maqedonase – “Nuk hyhet kollaj në Sllupçan”, media shqipe – “viktimizojnë”
Në korrik u riaktualizua sërish çështja e mospagesës së faturave të energjisë elektrike ndaj kompanisë austriake EVN në fshatin Sllupçan të Likovës, i njohur në vitin 2001 si një nga vatrat e konfliktit në Maqedoninë e Veriut. Raportimi mediatik mbi këtë problem u dominua nga stereotipizimi etnik, ngjashëm siç ndodhi me raportimin lidhur me vjedhjen e energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut në shtator të vitit të kaluar, ku si shembull tipik u veçua Komuna e Haraçinës.
Përderisa në pjesën më të madhe të mediave në gjuhën shqipe, ngjarja u prezantua në mënyrë objektive dhe korrekte, mirëpo në disa prej tyre edhe me ngjyrime që “viktimizojnë” banorët e Sllupçanit që nuk paguajnë energjinë elektrike, në pjesën më të madhe të mediave maqedonase raportimi ka qenë në vijën e pasqyrimit objektiv të zhvillimeve por me një dozë ironie se EVN-ja nuk mund të hyjë në Sllupçan, duke bërë analogji me faktin që ky fshat gjatë konfliktit të vitit 2001 ka qenë “zonë e lirë”, në të cilën nuk kanë mundur të depërtojnë forcat policore dhe ushtarake të vendit. Nuk ka munguar as raportimi i humorizimit dhe parodizimit të çështjes, i bërë në rrjetet sociale, i cili shpesh mund të shkaktojë reagime me motive etnike.
vetëm një person bën thirrje që të digjet kompania austriake.
Edhe portali “Republika” raportoi për “Sulme fizike dhe bllokime për ekipet e EVN: Sërish pengohen nga banorët e Sllupçanit që të arrijnë te trafoja“. Por brenda raportit nuk faktografohen “sulmet fizike”, siç qëndron në titull, ndërsa thuhet se “Punëtorët e Elektroshpërndarjes shkurt hynë në Sllupçan, që të punojnë në rrjet, por për një çast u ballafaquan me turmën e qytetarëve të mllefosur, të cilët më vonë e bllokuan rrugën. Banorët kanë kërkesa të tyre, midis të cilave më kryesore është shlyerja e borxheve. Nga EVN–ja pohojnë se borxhet numërohen në disa miliona euro“.
Përderisa mediat raportojnë se shuma e borxheve është rreth një milion euro, ky portal dezinformon se kjo shumë është disa miliona euro.
Energjia elektrike në Sllupçan ndërlidhet me 2001-shin dhe integrimin evropian
Madje, banorët thonë se, përveç policëve të uniformuar, po priten edhe pjesëtarë të Njësiteve Speciale“.
Gazeta e përditshme “Koha” ka raportuar me titullin “FSHATI SLLUPÇAN PA RRYMË! “Po trajtohemi si popull i xhunglave e jo i Evropës.” Kjo media citon banorin e këtij fshati, Fejzulla Arifi, i cili ka thënë se “Nëse vazhdon kështu edhe ditët në vazhdim, atëherë nënkuptohet se ne vërtetë po trajtohemi si popull i xhunglave e jo i Evropës. Ky veprim është në kundërshtim me të gjitha ligjet vendore dhe ato ndërkombëtare, thjeshtë është sulm në të drejtat themelore të njeriut të garantuara me Konventën e OKB- së“. Në një shkrim tjetër, kjo media, e ka prezantuar si hakmarrje vendimin e EVN-së për ndërprerjen e energjisë elektrike në disa fshatra : “EVN hakmerret, e lë Likovën në terr.”
faturave shpesh u jepet dimension etnocentrik, përkatësisht raportim me stereotipa etnikë.
Në pjesën më të madhe të mediave maqedonase është vërejtur dhe evidentuar raportim që kryesisht bazohet tek objektiviteti dhe balancimi, por në disa prej tyre është vërejtur raportim tendencioz, i përcjellë me tone ironike dhe parodike, që rezulton tek fakti që EVN-ja nuk mund të hyjë në Sllupçan dhe tek fakti që banorët kërkojnë që të mos paguajnë fatura më të larta se 3000 denarë.
Ndërsa në mediat shqipe, edhe pse (ndoshta për arsye klienteliste) u është dhënë hapësirë e konsiderueshme qëndrimeve dhe vlerësimeve të kompanisë austriake EVN, mbizotëron konstatimi se raportimi ka qenë në masë të madhe objektiv dhe korrekt. Megjithatë nuk kanë munguar as komentet etnopolitike ndaj problemit energjetik, ndërsa disa prej tyre kanë parë tendenca diskriminuese apo antishqiptare nga kompania, që në sfond kishin apologjinë e reagimeve të banorëve, madje edhe viktimizimin e atyre që nuk paguajnë energjinë për shkak të gjendjes së vështirë ekonomike, përkatësisht papunësisë dhe varfërisë.
(Autori është profesor universitar në lëmine e gazetarisë dhe komunikimeve publike)
Instituti për Media dhe Analitikë IMA jo çdoherë pajtohet me qëndrimet e dhëna në shkrimet dhe analizat autoriale, mirëpo e vlerëson lartë kontributin e secilit autor dhe kontributin e ekspertëve mediatik për zhvillimin e një debati të argumentuar me vështrime të ndryshme për të avancuar gjendjen në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut