Pas më shumë se tetë muajve, Manuel Neuer rikthehet në stërvitje me ekipin e Bayernit
Manuel Neuer është rikthyer në stërvitjet ekipore te Bayern
Munichi.
Pas eliminimit të hershëm të Gjermanisë nga Kupa e Botës vitin e kaluar, portieri shkoi për të skijuar gjatë kohës sa ishte në pushim, por fatkeqsisht theu këmbën pasi pësoi një aksident.
Tetë muaj e gjysmë më vonë, Neuer tashmë
është rikthyer në stërvitjet ekipore – ka raportuar “Bild”.
37-vjeçari stërviti me dy portierët tjerë
të “Bavarezëve”, Daniel Pererz dhe Tom Ritzy Hulsmann.
Mbetet të shihet në vazhdim nëse Neuer do të rikthehet sërish si portieri i parë i kampionëve gjermanë. /Gazeta Express/