Çka parashikojnë yjet për sot?

Çka parashikojnë yjet për sot?


Rozë


Gazeta Express

28/08/2023 7:06

Dashi

Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, sot do keni me shume
besim se lidhja qe keni krijuar është e duhura. Do ia shprehni edhe me shume
ndjenjat personit qe keni ne krah dhe do ndiheni mjaft mire. Beqaret do jene
edhe me te hapur ndaj njohjeve te reja dhe do kenë me tepër mundësi te gjejnë
personin e duhur. Financat nuk do jene aspak problematike.

Demi

Do jete e vështirë te bini ne një mendje me partnerin tuaj
sot dhe kjo mund te shkaktoje mosmarrëveshje dhe debate te forta. Kujdes me ato
qe do thoni. Beqaret me shume gjase do i rikthehen një lidhjeje te dikurshme.
Mundohuni te mos bëni te njëjtat gabime sepse do vuani me tepër sesa mendoni.
Ne planin financiar situata do jete mjaft e qëndrueshme,

Binjaket

Te gjithë planetët do bëhen bashke sot dhe do e mbrojnë
jetën tuaj ne çift. Do dashuroni ashtu si ju e ndjeni pa ndjekur asnjë
shembull. Beqaret do jene me sharmante dhe te gatshëm për te filluar lidhje te
reja. Mundësitë nuk do mungojnë, vetëm duhet t’i bëni sytë katër. Financat do
vijnë duke u përmirësuar fale disa transaksioneve te mira qe keni kryer me
herët.

Gaforrja

Do ngrini shume pikëpyetje gjate kësaj dite për jetën tuaj
ne çift dhe mund te merrni edhe vendime te rëndësishme. Do bëni mire te
dëgjonit zemrën, por edhe arsyen. Beqaret do e gjejnë dashurinë qe kane
ëndërruar gjithë këtë kohe dhe do ndiheni me mire. Financat duhen organizuar me
mire. Mos rrezikoni duke dhënë para hua apo duke shpenzuar pa menduar.

Luani

Nëse doni qe lidhja juaj te jete afatgjate dhe te kaloni
momente te mrekullueshme duhet te toleroni dhe te falni pak me tepër. Partneri
do ua shprehe edhe me shume ndjenjat dhe do iu përgatisë disa surpriza. Beqaret
qe janë me pak se 30 vjeç do e gjejnë personin e duhur, te tjerët duhet te
presin edhe pak. Ne planin financiar mos shpenzoni kuturu sepse do keni
probleme.

Virgjeresha

Mos iu ngjitni shume partnerit tuaj sot, por lëreni te marre
fryme lirisht. Vetëm ne këtë mënyrë ai do iu doje t’iu ketë pranë për gjithë
jetën. Mos harroni se gjithsecili ka nevoje për momente qetësie dhe reflektimi.
Beqaret do kenë takime te shumta dhe do ndihen me se miri. Financat do jene me
te mira se kohet e fundit dhe do keni mundësi te shpenzoni pak me tepër.

Peshorja

Dite e bukur dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja
për ata qe janë ne një lidhje. Do flisni me hapur me partnerin dhe do ia
shprehni çdo gjë qe mendoni. Beqaret do kenë takime te rëndësishme dhe nuk do
ndihen me te vetmuar. Financat do jene me te mira sesa mendonit prandaj mund te
hiqni disa para mënjanë ose te bëni ndonjë investim te rëndësishëm.

Akrepi

Nuk do bini dakord me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe
mosmarrëveshjet me te do jene te shumta. Kujdes mos e teproni me fjalët sepse
nuk do arrini ta qetësoni kollaj situatën. Beqaret do kenë një takim te
rëndësishëm i cili do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Financat nuk do ndikohen
nga asnjë planet kështu qe çdo gjë do varet nga sjellja juaj.

Shigjetari

Dite me fat dhe e mbushur me emocione te forta kjo e sotmja
për te dashuruarit. Do i zgjidhni te gjitha mosmarrëveshjet dhe do shihni me
optimizëm drejt se ardhmes. Beqaret do jene te vendosur ta bëjnë për vete
personin qe do pëlqejnë dhe do krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Ne planin financiar
do përballeni me goxha vështirësi dhe do mërziteni mjaft.

Bricjapi

Dite e mbushur me argëtim dhe entuziazëm kjo e sotmja për te
dashuruarit. Do organizoni edhe një darke romantike ne mbrëmje dhe emocionet do
jene te papërshkrueshme. Beqaret do takojnë një person shume interesant te
shenjës se Demit me te cilin do krijojnë je lidhje te këndshme. Financat do
vijnë duke u përmirësuar dhe do arrini te shpenzoni pak me tepër.

Ujori

Gjate kësaj dite do iu duket sikur do ringjalleni ne jetën
tuaj ne çift Marrëdhënia me partnerin do jete e mrekullueshme dhe nuk do i
mbani inat njeri-tjetrit për asgjë. Beqaret do kenë një dite te qete dhe
takimet do mungojnë. Ne planin financiar nuk duhet ta humbni optimizmin edhe
nëse keni ndonjë vështirësi te vogël. Gjithçka mund te rregullohet me pak
kujdes.

Peshqit

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift
sot. Nuk do i mbani asnjë inat partnerin dhe do tregoheni me tolerante me te.
Beqaret do kenë takime pa fund, por nuk do jene te vendosur për te gjetur
personin e duhur. Çështjet financiare nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu
qe kujdes me çfarëdo lloj shpenzimi qe do kryeni.