Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të Kryetarit të Komunës së Prishtinës për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare. Ky vendim është nxjerrë me datë 18 Gusht 2023 dhe është publikuar më 21 Gusht 2023, derisa i njëjti pritet të hyj në fuqi më 1 Shtator 2023.
IKD thotë se e ka parasysh rëndësinë e ndërmarrjes së reformave për rregullimin urban të Kryeqytetit, dhe se këto çështje hyjnë në kuadër të diskrecionit të Komunës së Prishtinës dhe këtë duhet ta bëjë me ekspertët e fushës. Mirëpo, sipas tyre këto reforma nuk duhet të jenë pa arsyetim ligjor në atë mënyrë që të cenojnë të drejtat e qytetarëve.
Për më tepër IKD thotë se vendime të kësaj natyre që prekin një numër të madh të qytetarëve domosdoshmërisht duhet të shoqërohen me konsultim publik.
“Vendimi i datës 18 Gusht 2023 për mbylljen e qarkullimit të mjeteve motorike në një pjesë të rrugëve “Rexhep Luci” dhe “Qamil Hoxha” si dhe në rrugët e rrugicat të cilat kalojnë nëpër parkun e Universitetit të Prishtinës dhe Bibliotekës Kombëtare është marrë në shkelje të dispozitave lidhur me procedurën administrative dhe dispozitat që rregullojnë formën apo elementet e detyrueshme të aktit administrativ, duke e bërë kështu këtë vendim të paligjshëm, në kuptim të nenit 52 të Ligjit nr.05/L-031 për Procedurën e Përgjithshme Administrative (tutje: LPPA). Ky vendim nuk është hartuar në përputhje me paragrafin 1 të nenit 47 të LPPA, ku shprehimisht thuhet se akti administrativ i shkruar përmban: 1.1. pjesën hyrëse, […], 1.2. pjesën urdhëruese (dispozitivin), […] 1.3. pjesën arsyetuese (arsyetimin), […] 1.4. pjesën përmbyllëse, që tregon kohën e hyrjes në fuqi të aktit, informatat për mjetet juridike, përfshirë organin publik apo gjykatën ku paraqitet mjeti juridik administrativ apo gjyqësor, formën e mjetit, afatin përkatës dhe mënyrën e llogaritjes së tij (këshillën juridike)”, thuhet në reagimin e IKD-së.
“Si rrjedhojë është e qartë se vendimi në fjalë është hartuar tërësisht në kundërshtim me LPPA, meqë i njëjti, nuk përmban as arsyetimin dhe as këshillën juridike. Kjo i pamundëson qytetarëve të prekur nga ky vendim që të marrin shpjegimin e situatës faktike mbi të cilën është marrë vendimi, shkaqet vendimtare, bazën ligjore dhe arsyet pse ky vendim është i zbatueshëm në rastin konkret”.
Pas publikimin të vendimit, Kryetari i Komunës së Prishtinës më 23 Gusht 2023 në rrjetin e tij social “Facebook” ka publikuar një status përmes të cilit ka sqaruar vendimin e nxjerrë.
“Konsultimet publike duhet të jenë reale, në atë mënyrë që të marrin parasysh kërkesat e qytetarëve dhe ti përshtatin ato me reformat që synohet të ndërmerren. Procesi i konsultimeve publike nuk kërkon vetëm zhvillimin formal të këtij procesi. Kështu, në rastet kur merren vendime të kësaj natyre, Komuna e Prishtinës duhet të zhvilloj konsultime publike kualitative, në atë mënyrë që vendimi ti merr parasysh interesat e qytetarëve dhe mos ti cenoj të drejtat e tyre”.
IKD i rekomandon Komunës së Prishtinës që të anuloj vendimin e datës 18 Gusht 2023 dhe para nxjerrjes së vendimit të ri lidhur me këto rrugë, të zhvillojë konsultime publike cilësore si dhe të nxjerrë vendim të arsyetuar, ashtu siç kërkohet me ligj.
-
Kontrata e lobimit në ShBA nuk do të rregullojë marrëdhëniet me Kosovën
Kontrata e nënshkruar për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nuk prite…
-
Doli për të ecur në Bjeshkët e Prevallës, vdes 70 vjeçari
Një person rreth moshës 70 vjeç sot ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Prevallës….
-
Nis mbajtja e testit të maturës për afatin e dytë
Në nivel vendi është duke u mbajtur testimi i maturantëve për afatin e dytë. …
-
“Zbrazet” Kosova, më shumë se 36 mijë qytetarë shkojnë në Shqipëri në 24 orët e fundit
Fundjava e fundit e gushtit duket se ka zbrazur Kosovën. Me mijëra automjete …
-
Muzeu i Enver Hoxhës shndërrohet në qendër teknologjike për të rinjtë
Një muze i ndërtuar në Shqipëri në vitet 1980 për të nderuar diktatorin shumë…
-
Arrestohen gjashtë persona në një familje në Prishtinë, dy nga ta sulmuan fizikisht motrën e tyre
Gjashtë persona (pesë femra dhe një mashkull), dy prej tyre të mitur janë arr…
-
Arrestohen dy taksistë në Fushë Kosovë, kjo është arsyeja
Të premten rreth orës 23:40 në Fushë Kosovë janë arrestuar dy persona të cilë…
-
Rahovec: Zjarri dëmton 450 metra të hekurudhës
Zjarri ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm në hekurudhën e cila kalon nëpë…
-
Kosova me rritje të ngadaltë ekonomike edhe këtë vit, norma mes 3 dhe 4 për qind
Rritje të ngadalësuar ekonomike Kosova do të ketë edhe në vitin 2023.
Norm… -
‘Fëmijëri e vjedhur’: Jeta e fëmijëve e të burgosurve politikë bjellorusë
Politikania opozitare bjelloruse, Palina Sharenda-Panasyuk, ishte në shtëpinë…
-
U raportua nga ish-gruaja në policinë e një shteti perëndimor, dëbohet në Kosovë i dyshuari
Në Policinë e Kosovës në Mitrovicë, mesnatën mes së enjtes dhe premtes (ora 2…
-
Vdes 17-vjeçari në Sarandë, e zuri ashensori
Një 17-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë, pasi e zuri ashensori i një klubi t…