Dafina tregon arsyen pse nuk re përcjellë Ledrin e Sarën: S’ më kanë respektuar
Dafina Zeqiri është një nga divat e muzikës
shqiptare që padyshim sjell shumë hite e ndër vite nuk e ka humbur aspak stilin
e saj unik duke vazhduar të sjellë projekte shumë të veçanta.
Prej
disa ditësh rrjeti “vlon” sa i përket projektit të fundit të Dafina Zeqirit me
Elgit Dodën.
Shkak u bënë këngët e fundit të artistëve, një
fragment i cili dukej si një përgjigje ndaj njëri-tjetrit. Ishte një varg
specifik që bëri hatanë e madhe. Bëhet fjalë për pjesën:
“Se ti kom dhon krejt, mi ke dhon krejt
Ama sot prapë vetëm
Ti ke humb njejt’, unë kam humb njejt’
Ama ndjenjat mbetën”
Kjo ka bërë që në rrjetet sociale ditët e
fundit të rikthehet në qendër të vëmendjes romanca e dikurshme e Dafina Zeqirit
me Ledri Vulën.
Së fundmi një veprim nga ana e Dafinës dhe
partneres së Ledrit, ka trazuar rrjetin. Dafina e cila dikur i ndiqte të dy, ka
hequr nga Instagrami si Sarën dhe Ledrin.
Edhe Sara Hoxha e ndjek Dafinën. Por nga ana tjetër, Ledri vazhdon ta ndjekë akoma Dafinën në Instagram, pavarësisht se ajo e ka hequr. Pas aludimeve të shumta nga fansat për këtë veprim të këngëtares, para pak minutash erdhi dhe reagimi i saj në rrjetin social Threads.

“Mbroni gjithmonë lumturinë tuaj dhe mos lejoni askënd që t’ju përdorë! Njerëzit dhe disa të ashtuquajtura gazeta do të përdorin gjithmonë informacione kundër meje që ju t’i besoni budallallëqeve që ata shkruajnë (në favor të të tjerëve) për pikëpamje dhe para! Kam vendosur të bëj ‘unfollow’ dhe t’i jap fund marrëdhënieve me njerëz të cilët, unë Dafina, i kam respektuar, ndërkohë që ata kanë bërë të kundërtën për vëmendje në këmbim. PIKË”, shkruan Dafina.
