5 gjëra që një mashkull i dashuruar nuk i bën asnjëherë

5 gjëra që një mashkull i dashuruar nuk i bën asnjëherë


Fun


Gazeta Express

26/08/2023 0:08

Flasim shpesh për dashurinë, por jo një
përkufizim të saktë të saj. Thonë që meshkujt kur dashurojnë ndryshojnë
sjellje, komunikim, veshje…

Në një raport, femrat nisin e pyesin veten “a
ndjen ai njësoj? Si ta kuptoj që është i dashuruar? Çfarë i pëlqen atij? Kam
interes për të? Si dukem?” Për të gjitha pyetjet e mësipërme një mashkull i
dashuruar:

Flasim shpesh për dashurinë, por jo një
përkufizim të saktë të saj. Thonë që meshkujt kur dashurojnë ndryshojnë
sjellje, komunikim, veshje… Në një raport, femrat nisin e pyesin veten “a ndjen
ai njësoj? Si ta kuptoj që është i dashuruar? Çfarë i pëlqen atij? Kam interes
për të? Si dukem?” Për të gjitha pyetjet e mësipërme një mashkull i dashuruar:

Nuk i injoron mesazhet dhe telefonatat e
tua

Një mashkull i dashuruar nuk do të linte
asnjëherë pa përgjigje edhe atëherë kur po sheh ndeshjen me shokët. Ai do të
jetë gjithmonë në kontakt, pavarësisht rrethanave, e mbi të gjitha, do t`i
tregojë që përpara planet e veta kur ti nuk je e përfshirë në to. Nëse gjen
vazhdimisht justifikime se nuk të merr dot me vete, bëj kujdes!

Nuk ka nevojë për “hapësirë”

Kur janë të dashuruar, meshkujt duan të
kalojnë sa më shumë kohë që të jetë e mundur me partneret e tyre dhe bëjnë
gjithë çfarë kanë në dorë që kjo të realizohet.

Nuk të kritikon gjithmonë

Pak kritikë nuk dëmton, por ndryshe janë
gjërat kur ka një koment për çdo situatë, si vishesh, si flet në tavolinë me
tjerët, apo kur gjen gjithmonë diçka te darka që i përgatit me aq dëshirë. Kjo
nuk premton për mirë.

Nuk kalon kohë me femra të tjera në vend që
të jetë me ty

Nuk po themi se mashkulli s`duhet të ketë shoqe,
por kur zgjedh të rrijë më shumë me to, (sidomos nëse i ka njohur pas fillimit
të marrëdhënies tuaj) nuk është personi i duhur për ty, sipas bordo. Ai
varianti i famshëm “jemi thjesht shokë“ nuk duhet besuar gjithmonë.

Të konsideron prioritet

Keni jetë intensive, punë shumë kërkuese,
familje që kanë nevojë për mbështetje, dhe sërish ai gjen kohën dhe hapësirën
që të jesh ti përherë në vend të parë, kjo po, është shenjë e dashurisë së
vërtetë. Në të kundërt, peshoje mirë edhe një herë.