(Video) Kosovarja që befasoi Rita Orën, rruga e saj drejt “The Voice of Australia”

Sihana Haxhnikaj është bërë pjesë e spektaklit “The Voice Australia”, duke sjellë hitin e Miley Cyrus, “Nothing Breaks Like A Heart”, ndërkohë që në juri ndodhet një tjetër artiste shqiptare me renome botërore, Rita Ora.

Artistja Sihana Haxhnikaj, për emisionin “Rreth e Rrotull” ka shpalosur disa detaje, se si ajo ishte ndjerë e lumtur kur Rita Ora e kishte përzgjedhur në ekipin e saj dhe se si ajo i kishte përshëndetur shqip atë dhe familjen e saj.

Madje, Haxhnikaj ka thënë se “Unë nuk kam besuar që Rita do të më flasë shqip, sepse në Australi flitet gjuha anglisht. Jam kanë shumë e lumtur qe na ka përshëndet shqip drejtpërdrejt në TV”.

Sihana Haxhnikaj

Ndërsa, se kur do të vazhdojë paraqitja e saj me performanca drejtpërdrejt në “The Voice of Australia” dhe a është takuar me këngëtaren tjetër shqiptare, Rita Ora, Haxhnikaj ka thënë se nuk mund të shpalosë më shumë detaje.

Ylli në ngritje thekson se Orën e ka pasur gjithmonë në mendje për ta përzgjedhur dhe për të punuar me të.

Madje ajo ka shtuar se Rita Orën e konsideron si kushërirë dhe se është krenare që është pjesë e ekipit të saj.