Horoskopi sot, këto janë shenjat me më shumë fat
Dashi
21 Mars – 19 Prill
Duhet të mendoni më
shumë kur organizoni ndonjë ngjarje, sepse nuk është se planet tuaja janë të
pamundshme. Mund të dështoni në përpjekjen e parë, por të dytën herë do të keni
sukses. Duhet t’i respektoni masat e sigurisë në mënyrë që të kënaqeni pa
drojë. Jeta është e bukur.
Demi
20 Prill – 20 Maj
Aktualisht familja ka
më së shumti rëndësi për ju. Keni kujdes nga një person nga jashtë që jua ka
zili për gjërat që keni. Një problem në lidhjen tuaj do t’ju shqetësojë. Mirëpo
qasja e duhur do të ndihmojë që të zgjidhet shumë shpejt.
Binjakët
21 Maj – 20 Qershor
Do të ndodhin shumë
ndryshime dhe kjo ka të bëjë me situatën tuaj financiare. Keni qenë ngushtë me
para së fundmi, mirëpo tani do të përmirësohet shumë situata. Pa e vënë re do
të përparoni shumë shpejt në këtë fushë. Ndonëse gjatë kësaj kohe do t’ju duhet
që të harxhoni shumë për diçka të rëndësishme.
Gaforrja
21 qershor – 22 Korrik
Do t’ju ofrohet një
punë shumë e madhe. Tash e sa kohë keni dashur të bëni diçka të tillë dhe do të
jeni shumë të entuziazmuar kur ju jepet një përgjegjësi kaq e madhe. Jeni shumë
të përgatitur dhe do të punoni fort në mënyrë që rezultatet e këtij projekti nuk
do të mungojnë.
Luani
23 Korrik – 22 Gusht
Keni qenë duke u marrë
me edhe me organizimin e udhëtimeve edhe me disa obligime të tjera. Pagesat e
vonshme mund t’jua ndërlikojnë punën. Nëse ia qartësoni vetes se çfarë ka
rëndësi për ju e çfarë jo, do ta keni shumë më të lehtë për të marrë vendime.
Virgjëresha
23 Gusht – 22 Shtator
Raportet me familjarët
dhe njerëzit e tjerë do të shkojnë duke u forcuar çdo ditë e më shumë. Nëse po
punoni së bashku me dikë që sapo e keni takuar, këshilloheni që të keni kujdes.
Mbi të gjitha, mos bëni asgjë veç pse po ju shtyjnë të tjerët.
Peshorja
23 Shtator – 22 Tetor
Të menduarit pozitiv
dhe optimizmi juaj do të sjellë vetëm të mira. Jeni më të vendosur se kurrë për
t’i bërë disa ndryshime që i keni menduar që sa kohë. Tanimë nuk ndiheni të
obliguar që të bëni disa punë të vjetra për shkak se të tjerët po presin diçka
të tillë nga ju.
Akrepi
23 Tetor – 21 Nëntor
Do të ketë ndryshime
të mëdha gjatë kësaj dite. Sipas mendimit tuaj një çështje dytësore mund të
lihet për një kohë tjetër. Kurse për të tjerët kjo gjë është e rëndësishme dhe
po mendojnë se nuk po e shihni nga këndvështrimi i tyre. Do t’ju duhet që të
qaseni më ndryshe për ta kuptuar sa më mirë.
Shigjetari
22 Nëntor – 21 Dhjetor
Pikëpamjet tuaja duhet
të merren parasysh në një projekt grupor. Përpjekja për t’i vënë në praktikë
është ide shumë e mirë. Nëse keni nevojë që një mik t’ju ndihmojë për një hobi
që doni të filloni ta ushtroni, mos ngurroni ta bëni këtë. Çmimi i një
gjësendi, për të cilin jeni të interesuar, mund të negociohet.
Bricjapi
22 Dhjetor – 19 Janar
Zhgënjeheni kur
mendimet tuaja nuk mund t’ua shpjegoni si duhet të tjerëve, pavarësisht se po
mundoheni shumë. Ndoshta më mirë është që të pushoni pak dhe të mendoni në
qetësi. Me kalimin e kohës do ta vërejnë se po mundoheni shumë që t’ua
mundësoni që t’ju kuptojnë si duhet.
Ujori
20 Janar – 18 Shkurt
Nuk po keni kujdes për
çështjet financiare apo biznesore. Nëse tani do të punoni fort për diçka dhe
dini se si të shpenzoni me kujdes, do të keni para për më vonë. Është mirë që
të mendoni edhe për të nesërmen.
Peshqit
19 Shkurt – 20 Mars
Kolegu apo mentori
juaj nuk dyshon në aftësitë tuaja. E dinë se sa të aftë jeni për një sfidë me
të cilën po përballeni, ndonëse vetë ju nuk jeni aq të sigurt. Dëgjoni
këshillat e tyre që do t’ju ndihmojnë shumë. Po bëjnë çmos që të keni sukses,
prandaj mos i dëshpëroni.