
Autori: Gazeta inFokus
22:53 | 24 August 2023
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do t’i stërvitin pilotët ukrainas për përdorimin e avionëve luftarakë F-16 nga tetori, duke iu bashkuar një koalicioni të Perëndimit, i cili po i ndihmon pilotët e Kievin të përgatiten për t’iu bashkuar luftës kundër pushtuesit rus me avionë të sofistikuar luftarakë.
Zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, tha më 24 gusht se programi do të fillojë në shtetin e Arizonës pasi pilotët ukrainas ta kenë përfunduar kursin e gjuhës angleze.
“Këta pilotë do të jenë pjesë e kursit të gjuhës angleze në Bazën e Forcës Ajrore Lackland, në San Antonio, Teksas, në shtator, para se të stërviten për fluturimin e [avionëve] F-16 në Arizona”, tha Ryder, pa treguar numrin e saktë të pilotëve.
Pilotët ukrainas do të stërviten edhe nga Danimarka dhe Rumania në javët në vijim. Edhe Greqia ka thënë se do t’i stërvitë ata.
Ky vendim i SHBA-së vjen pak orë pasi Norvegjia vendosi t’i dhurojë Ukrainës aeroplanë luftarakë F-16, duke u bërë kështu vendi i tretë që i ndihmon asaj me aeroplanë në luftën kundër Rusisë.
Danimarka dhe Holanda kanë konfirmuar tashmë se do t’i dhurojnë avionë luftarakë F-16 Ukrainës.
Kopenhaga është zotuar për t’ia dhuruar asaj 19 avionë, ndërsa Haga do t’ia japë 42, sipas presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky./REL
-
Abdixhiku paralajmëron podcast ku do të shpaloset programi politik i “Rrugës së Re”
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka treguar se jnë në përgati…
-
Maqedonci: Bazamenti i të gjithave ka qenë dhe është UÇK-ja
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili disa ditë më parë është emëruar …
-
Avokati Halimi: Shtëpia ku jeton Kurti nuk është e Ridvan Muharremit
Mahmut Halimi, avokati i biznesmenit të arrestuar nën dyshimet për dallavere …
-
Ngjarjet e datës 25 gusht
Në 25-vjetorin e rënies së dëshmorëve të UÇK-së shënohet përvjetori jubilar i…
-
Lushaku-Sadriu: 9 milionë € më shtrenjtë do t’i kushtojë qeverisë blerja e librave nga prindërit
Kryetarja e Forumit të Gruas të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka komentuar…
-
Sejdiu, pushtetit: Keni pas mundësi me digjitalizu sistemin, 80 euro per nxënës me qenë diskutim për tablet
Analisti politik, Dardan Sejdiu ka kritikuar vendimin e fundit të MASHTI-t në…
-
Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore
Deputeti i Vetëvendosjes, Agon Batusha, ka deklaruar se prindërit të cilët ev…
-
Ethet e minjve, Vishaj: Gjendja e pacientes së hospitalizuar është stabile
Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) të më…
-
Ministri Maqedonci: FSK do të ketë tri regjimente të këmbësorisë
Ejup Maqedonci, Ministër i Mbrojtjes, në daljen e tij të parë publike si shef…
-
Ristuccia falënderon Abazoviqin për kontributin e Malit të Zi për KFOR-in
KFOR-i njofton se komandanti i kësaj force, Angelo Michele Ristuccia, pati nj…
-
Nagavci jep lajmin: Nga nesër prindërit mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar përfundimisht për mënyrën s…
-
Qeveria me fushatë kundër Prokurorisë, Rukiqi: Kur nuk punon del bën video
Pjesëtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, kanë nisur një fushatë për ta kund…