Nga Oda e Stomatologëve të Kosovës nuk kanë tregtuar nëse mjeku Xhavit Karaxha ka qenë i licencuar për stomatolog. E ai së bashku me motrën e tij Hanife Karaxha janë ndaluar për 48 orë, pasi një 35-vjeçare vdiq gjatë ndërhyrjes për heqjen e dhëmbit. Ordinanca “Doktorat”, në Malishevë dyshohet se vepronte ilegalisht. Këtë e pranoi dje edhe MSH-ja.
Një 35 vjeçare ka vdekur para dy ditësh në Malishevë, pasi shkoi për ta hequr dhëmbin në një klinikë private “Doktorat” që nuk ishte e licencuar për stomatologji. Që kjo klinikë punonte ilegalisht e pranuan dje edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Ndërkaq, sa i përket asaj se a ka pasur licencë mjeku. Xhavit Karaxha për stomatolog, nga Oda e Infermierëve të Kosovës nuk kanë kthyer përgjigje për Express.
E L.Sh., 35 vjeçare u varros dje. Familjarët e saj treguan për rastin se si ka ndodhur.
Sipas tyre gjendja e familjares është keqësuar në momentin kur ajo e ka marrë anestezionin.
“Ka shkuar te dentisti për ta hequr dhëmbin. Në momentin kur i ka dhënë injeksionin, ajo aty është ënjtur dhe nuk ka mundur të flasë më absolutisht. Veç me dorë ka reaguar dhe i ka humbur ndjenjat në ordinancë”, ka thënë një familjarë i saj për media.
E ndjera ka lënë pas katër fëmijë.
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar dje se ka pranuar kallëzimin penal kundër dy të dyshuarve që janë arrestuar nën dyshimin për trajtim të pandërgjegjshëm mjekësor, ku si pasojë një 35-vjeçare ka ndërruar jetë.
Hekuran Batusha, bashkëpunëtor profesional në Prokurorinë Themelore në Gjakovë, ka konfirmuar për “Betimi për Drejtësi” se brenda afatit ligjor, do të ushtrojnë kërkesë për caktimin e masës së paraburigmit ndaj të dyshuarve.
“Ju njoftojmë se kemi pranuar kallëzimin penal kundër të dyshuarve të njëjtit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim policor prej 48 oresh dhe brenda afatit ligjor Prokurori i Shtetit në gjykatën kompetente do të parashtrojë Kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Trajtimi i pandërgjegjshëm mjekësor”, konfirmoi Batusha.
Ndryshe, në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se janë arrestuar dy persona (një grua dhe një burrë), pasi dyshohen se kanë kryer veprën penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”, meqë rast viktima ka ndërruar jetë.
“Malishevë 22.08.2023-13:00. Lidhur me rastin janë arrestuar dy persona të dyshuar një femër dhe një mashkull kosovarë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e cila ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftim.
Sipas Policisë, të dyshuarit më vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ordinanca ku është trajtuar tani e ndjera, ka vepruar ilegalisht.
“Një ngjarje e tillë, në rrethana kur një qytetare humb jetën pas marrjes së shërbimeve stomatologjike në Institucionin Privat Shëndetësor “Doktorat” të cilët kanë ushtruar veprimtari ilegale, është e patolerueshme dhe do të angazhohemi që të ofrojmë të gjitha provat për dënime maksimale ndaj kryesve të kësaj vepre të rëndë. Njëkohësisht, Ministria e Shëndetësisë njofton se janë shqyrtuar edhe raportet e komisionit të licencimit lidhur me veprimtarinë e këtij institucioni privat”, thuhej në reagimin e MSH-së.
Ndërkaq, ministri Arben Vitia tha dje se ka kërkuar ndërmarrjen e masave ndaj përgjegjësve.
“Ky rast tragjik shënon një moment vendimtar për ndalimin e pandëshkueshmërisë dhe papërgjegjshmërisë në praktikat e licencimit. Kam kërkuar me gjithë fuqinë që më jep ligji që të kontrollohet çdo hap e veprim i komisionit vlerësues që i paraprinë licencimit. Dhe çdo procedurë. Ndaj përgjegjësve, do të ketë masa. Në rast të evidentimit të shkeljeve penale ato do të procedohen menjëherë në organet e drejtësisë. Ky rast nuk do të kalojë as në heshtje dhe as nuk do të tretet në harresë”, tha Vitia.
Edhe Oda e Stomatologëve të Kosovës, ka reaguar pas rastit në Malishevë, ku dyshohet se një grua ka vdekur si pasojë e trajtimit të pandërgjegjshëm mjekësor. Ata u zotuan se pas marrjes së raporteve nga Inspektorati Shëndetësor, do t’i marrin masat e duhura ndaj stomatologut.
-
Kodi Civil, deputetët e VV-së i përgjigjen Albulena Haxhiut: Nuk ndryshojmë qëndrim
Deputetët e Lëvizjes Vetvendosje, Eman Rrahmani dhe Gramos Agusholli nuk kanë…
-
300 euro gjobë për pejanin që e zvogëloi dukshmërinë e rrugës
Policia e ka gjobitur me 300 euro një person në Pejë.
Në një njoftim thuhe… -
Kërkohej për gjashtë vepra penale, bie në pranga të policisë
Është arrestuar mëngjesin e sotëm një 24 vjeçar në Mitrovicë, për gjashtë vep…
-
Asociacioni i Komunave të Kosovës, qeverisë: Po heshtni ndaj problemeve për webfaqet komunale
Asociacioni i Komunave të Kosovës, e ka akuzuar qeverinë duke thënë se po vaz…
-
Iu drejtura Kurtit me “o bir…”, Abdullahu i PDK-së s’tërhiqet: O bukëpërmys, o kryepopulist, o hakubet…
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka treguar të ketë marrë kritikë për fra…
-
Rohde uron Ditën e Pavarësisë së Ukrainës: Ne jemi të palëkundur pranë jush sot dhe gjithmonë
Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka uruar Ukrainën për Ditën e Pavarësisë.
A… -
Kurti bashkë me qytetarët ukrainas festojnë ditën e pavarësisë: Kosova është shtëpia juaj e dytë
Në ambientet e Ballkonit të Hapur të Qeverisë, kryeministri Albin Kurti, bash…
-
Haxhiu: Vazhdon shtimi i skandaleve në shëndetësi, dikush duhet të japë llogari
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka reaguar pasi një person vdiq në Klinikën e…
-
Gërvalla uron Ukrainën: Qëndrojmë me ju, e bindur se do të keni sovranitet të plotë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, e ka uruar Ukra…
-
Haradinaj uron Ukrainën për Ditën e Pavarësisë: E kuptojmë më së miri luftën e popullit ukrainas
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka urua…
-
Deklarohet Wagner për Prigozhinin: U vra nga tradhtarët e Rusisë
Udhëheqësi i Wagnerit, Yevgeny Prigozhin, i cili në qershor u përpoq të rrëzo…
-
Komuna e Vushtrrisë ia jep tenderin 147 mijë euro kompanisë që nuk kishte licencë operimi
Komuna e Vushtrrisë kishte nënshkruar kontratë prej 147 mijë euro për ‘ndërti…