Bashkimi Evropian (BE) tha të enjten se vendimi i Komunës së Mitrovicës së Veriut, për ta kërkuar lirimin e një ndërtese komunale nga personat që punojnë për administratën e Serbisë, është në kundërshtim me përpjekjet për deeskalimin e situatës dhe uljen e tensioneve në raportet mes Kosovës dhe Serbisë.
Më 22 gusht, autoritetet lokale në Mitrovicë të Veriut – një nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – i dorëzuan nënkryetarit të Listës Serbe, Igor Simiq, një raport ku thuhet se institucionet serbe duhet ta “lirojnë” objektin e tyre brenda tri ditësh.
Zëdhënës i BE-së, Peter Stano, tha për media më 24 gusht se “ne jemi të shqetësuar për ndikimin që do ta kenë në situatën e sigurisë vendimet e fundit të administratës së Komunës së Mitrovicës së Veriut për përdorimin e hapësirës dhe ndërtesave publike dhe komunale“.
Ai i ka përsëritur kërkesat që të ketë bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë për të gjitha vendimet që mund të kenë ndikim në situatën e brishtë të sigurisë në veri të Kosovës, dhe që kjo çështje të adresohet në kuadër të dialogut të lehtësuar nga BE-ja.
“Rasti me këtë vendim nuk ka qenë i tillë. Çështja e strukturave të udhëhequra nga Serbia duhet të adresohet në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe duhet të zgjidhet në kontekstin e themelimit të Asociacionit/Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe“ tha ai.
Stano i përsëriti qëndrimet e mëhershme të BE-së se zgjedhjet komunale në veri të Kosovës, edhe pse ishin zhvilluar sipas kornizës ligjore të Kosovës, për shkak të pjesëmarrjes shumë të ulët, nuk dhanë zgjidhje afatgjate.
“Është e ëndësishme që të organizohen sa më parë zgjedhje inkluzive lokale në të cilat serbët e Kosovës do të marrin pjesë pa parakushte”, nënvizoi ai.
Në ndërtesën e kontestuar janë të vendosura katër institucione që financohen nga Qeveria e Serbisë: Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Qendra për Punë Sociale nga Vushtrria dhe Qarku Administrativ i Mitrovicës së Kosovës.
Në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – kryetarët shqiptarë kanë marrë pushtetin në fund të majit, ndërsa në ndërtesat komunale kanë hyrë me ndihmën e policisë.
Kryetar i Mitrovicës së Veriut është Erden Atiq, i cili vjen nga Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ata i ka kundërshtuar ashpër popullata lokale serbe, e cila i ka bojkotuar zgjedhjet e prillit, nga të cilat kanë dalë ata kryetarë.
Banorët lokalë ka gati tre muaj që protestojnë para objekteve komunale në Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok, duke kërkuar nga Policia e Kosovës që të tërhiqet dhe nga kryetarët shqiptarë që të mos dalin në punë.
Në këto tri komuna, deri në fund të majit, kanë funksionuar edhe komunat sipas sistemit serb.
Vetëm në Mitrovicën e Veriut ekziston një ndërtesë e veçantë komunale që funksionon nën sistemin e Kosovës dhe atje nuk ka pasur protesta./rel
-
MD e shkarkon avokaten shtetërore I.A., Sallahu ia numëron “shkeljet” e përmend edhe një ujdi 500 mijë euroshe
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, ka thënë se kanë pranuar një v…
-
Zëdhënësi dhe ish-asamblisti i VV-së ftohen për intervistim nga PSRK-ja për rastin Pantiq
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje, Arlind Manxhuka, dhe ish-asamblisti i kësa…
-
Rasti në Malishevë, Gjykata merr vendim për të dyshuarit për vdekjen e pacientes 35-vjeçare
Gjykata Themelore në Gjakovë ka marrë vendim që t’ia caktojë masën e paraburg…
-
Ministrja Haxhiu: Për çfarë dhe për kë po punon Prokuroria Speciale
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, është paraqitur me një video-mesazh …
-
Muharremi për përkrahjen e punësimit të grave: Buxheti i Kosovës duket shumë tepër e vogël
Njohësi i Integrimeve Evropiane, Shenoll Muharremi përmes një postimi ka treg…
-
Gruda, Haxhiut: Detyra e jote është t’i forcosh institucionet e drejtësisë e jo t’ua dëmtosh integritetin
Koordinatori për Drejtësi në Kabinetin për Qeverisje të Mirë, Përparim Gruda,…
-
Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ka të lënduar
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku si pa…
-
“Siguria kombëtare është e drejtë dhe nevojë”, Kurti dhe Hovenier nënshkruajnë marrëveshje për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar
Kryeministri Albin Kurti dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, …
-
Stone Castle Vineyards & Winery Fituese e çmimeve të shumta në USA Spirits & Wine Ratings 2023
Një emër me standarde ndërkombëtare, që shfaq pasionin e vërtetë në prodhimin…
-
Tejkaloi në vijë të plotë në rrugën Gjilan-Prishtinë, kundërvajtësit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej 150 euro
Një person (kundërvajtës) ka tejkaluar në vijë të plotë në aksin rrugor Gjila…
-
Arrestohet në Kosovë Alil Demiri i cili akuzohet për rastin “Monstra”
Alil Demiri është arrestuar në Kosovë. Sipas informacioneve të portalit në gj…
-
PAMJE/Aksident mes dy veturave në autostradën “Ibrahim Rugova”
Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në autostradën “Ibrahim Rugova”, …