Paraqitje e dobët e Bad News Eagles, eliminohet nga “Pinnacle Cup”

Paraqitje e dobët e Bad News Eagles, eliminohet nga “Pinnacle Cup”


eSPORTS


Gazeta Express

23/08/2023 22:49

Bad News Eagles janë eliminuar nga turneu “Pinnacle Cup”.

Ekipi kosovar bëri një paraqitje të dobët sot, duke u mposhtur me rezultat 2:0 në map-a nga 00NATION.

Në të dyja map-at, BNE u mposht me rezultatin e njëjtë, 16:8.

Kësisoj, këtu përfundon aventura e tyre në këtë turne, kurse 00NATION vazhdon tutje në fazën gjysmëfinale.