Man Utd gjen pasuesin e Maguire, 40 milionë euro për ish-in e Barcelonës
Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United. Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 40 milionë euro.
23-vjeçari, i cili është pjesë e klubit francez që nga viti 2021 shihet si një alternativë e mirë për zëvëndësimin e mbrojtësit Harry Maguire, e ardhmja e të cilit është e paqartë.
Francezi në sezonin e kaluar është aktivizuar në 34 ndeshje me Nice dhe ka bërë paraqitje pozitive. Ndërsa tani duket se ka ardhur koha që të bëjë hapin e madh në karrierë.
Mbrojtësi francez, Jean-Clair Todibo është pranë transferimit tek Manchester United. Sipas mediave franceze, lojtari që aktivizohet tek skuadra e Nice në Ligue 1, do t’i kushtojë klubit anglez 34 milionë paund.