Transferi i ri i Milanit kompletoi me 100 për qind sukses pasimet në debutimin e tij në Serie A

Transferi i ri i Milanit kompletoi me 100 për qind sukses pasimet në debutimin e tij në Serie A


Futboll


Gazeta Express

22/08/2023 18:19

Transferi i ri i Milan, Tijjani Reijnders
ka kompletuar 100 ër qind të 27 pasimeve të tij në Serie A, ku debutoi kundër
Bolognas të hënën

Mesfushori holandez e filloi sezonin në Serie
A me këmbë të mbarë pasi që bëri një asist për Olivier Giroud në fillim të pjesës
së parë dhe nuk e gaboi në asnjë pasim gjatë debutimit të tij në elitën e futbollit
italian.

Siç ka theksuar faqja zyrtare e ligës
italiane, 25 vjeçari ka kompletuar më sukses 100 për qind 27 pasime të tij në
stadiumin Dall’Ara mbrëmë.

Reijnders ju bashkua Milanit nga AZ Alkmaar për 20 milionë euro plus bonuse në korrik. Ai ka nënshkruar kontratë deri në qershorin e vitit 2028. Ai ka konfirmuar se ka mohuar kalimin në Barcelonë për të kaluar tek gjigantët e Serie A këtë verë.

Reijnders ishte njëri nga tetë blerjet e reja
të Milan këtë verë, ku debutoi bashkë me Christian Pulisic dhe Ruben
Loftus-Cheek.

Blerja e nëntë në Milan është gati pasi që
Marco Pellegrino thuhet se është duke kryer testet mjekësore tek gjigantët e
Serie A pasi që u ble nga Platense. /GazetaExpress/