Drejtorët e Arsimit nga radhët e PDK-së në nivel komunal, kanë mbajtur sot një konfernecë për media në të cilën kanë shprehur pakënaqësinë e madhe me propozimin e fundit të ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci në lidhje me furnizimet me tekstet shkollore për nxënës.
Besianë Musmurati, Drejtoreshë e Arsimit në Komunën e Prishtinës, ka thënë se çdo ditë e mw shumë po e shohim që Qeveria dhe Ministria e Arsimit janë të paafta të çojnë përpara çfarëdolloj politike arsimore.
Sipas saj, propozimi i ri i Ministrisë së Arsimit për rimbursimin e prindërve për blerjen e librave është shembulli i fundit dhe më i freskët i keq-qeverisjes në arsim, ashtu si edhe në sektorët tjerë.“Tentativat për të fshehë dështimin në arsim me arsyetime e fshehje pas gabimeve të së kaluarës duhet të marrin fund. Gabimet nuk përmirësohen me gabime më të mëdha. Prindërit gjithandej nëpër Kosovë janë tejet të shqetësuar me situatën e re e cila pritet të krijohet – ku edhe shtatori i dytë nën qeverisjen Kurti po i gjenë nxënësit me probleme për të nisur vitin shkollor”, ka thënë Musmurati.
Më tutje, ajo ka thënë se mbi 300 mijë familje kosovare do të detyrohen t’i blejnë librat për fëmijët e tyre – të pasigurt nëse ndonjëherë do t’u rimbursohen ato të holla, apo nëse ato do të jenë të mjaftueshme për të blerë librat.“Në vend se Qeveria t’a zvogëlojë barrën financiare të shkollimit të fëmijëve prindërve kosovarë, ajo po kontribuon që të dëmtohen financiarisht edhe prindërit, po edhe vetë buxheti i shtetit. Ministria e Arsimit po përpiqet që dështimin e tyre për furnizim të nxënësve me libra ta mbulojë me arsyetime e improvizime”, ka thënë Musmurati.
Ajo ka thënë se nga ky veprim i Ministrisë, do të ketë të paktën tri pasoja të mëdha të cilat do t’i vuajnë nxënësit dhe prindërit. “E para, vendimi i ministres Nagavci do të prodhojë vonesa dhe
mësimi do të fillojë pa tekste shkollore. Së dyti, ky vendim i Qeverisë Kurti do të prodhojë humbje efektive të mësimit. Së treti, do të ketë shpenzime edhe më të larta për prindërit dhe vetë shtetin e Kosovës”, ka thënë Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës.
Musmurati ka thënë se të gjithë e dijnë se mësimi fillon me 1 shtator, andaj, e gjithë kjo situatë është pasojë e keqmenaxhimit të dikasterit nga ana e Ministres Nagavci.
“Në asnjë variant, çmimi i blerjes së librave me pakicë nuk do të jetë më i ulët se blerja me shumicë. Prandaj, çmimi i librave do të rritet, dhe atë barrë të shtuar financiare do ta paguajnë prindërit. Rrjedhimisht, Ministrja Nagavci ka anuluar një proces kinse për të kursyer buxhetin, por e ka zëvendësur atë me një proces që kushton shumëfish më shumë. Edhe pse Qeveria e arsyeton këtë veprim duke e quajtur “luftë kundër monopoleve”, në fakt ajo po i shpërblen ato që ajo i quan monopole me çmime shumëfish më të larta”, ka thënë ajo.Musmurati ka treguar se libri i abetares, esencial për nxënësit e klasës së parë, me shumicë, Ministria vitin e kaluar e ka blerë me rreth 7 euro, kurse me pakicë prindërit do ta blejnë nwpwr librari me 11 euro. Kjo do të thotë për çdo abetare të blerë, prindërit do të paguajnë 4 euro më shumë. Po ashtu, libri Shoqëria dhe Mjedisi për klasët e treta është blerë vitin e kaluar me rreth 6 euro nga Ministria, ndërsa çmimi i librit të njëjtë në librari për prindërit është rreth 8 euro. Prapë prindërit do të paguajnë më shtrenjtë sesa Ministria.
“Me një kalkulim bazik, kjo do të thotë që në mesatare, mbi 20% më shtrenjtë do të paguajnë prindërit, rrjedhimisht, me një përqindje të tillë do të dëmtohet buxheti i shtetit. Pra, do të ketë vonesa, humbje të mësimit dhe rritje të çmimeve”, ka thënë Musmurati.Në fund, Drejtoresha e Arsimit nga radhët e PDK-së në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se kjo qasje e Ministrisë është recetë për rrëmujë dhe kaos që do t’i jep një tjetër goditje sektorit të arsimit, e jo reformë e mirëfilltë që ofron zgjidhje për problemet dhe sfidat në këtë sektor.
“Prandaj është e domosdoshme që Ministria e Arsimit që të sigurojë sa më parë librat shkollorë, që mësimi të fillojë në kohë, e që humbjet e orëve të mos përsëriten sikur vitin e kaluar. Barrën e keqmenaxhimit të ministrisë do ta bartin nxënësit në mësimnxënie dhe prindërit në financim të librave”, ka përfunduar ajo.
-
Tentoi të kryejë grabitje në një pompë të derivateve në Komoran – dënohet me 5 vjet burg
Gjykata Themelore në Prishtinë njoftoi të martën se shpallur aktgjykimin kund…
-
Ulqin, shpëtohet një fëmijë katër vjeçar nga Kosova derisa era ia fryu dyshekun prej gome
Në Plazhën e Madhe në Ulqin dje është shpëtuar një fëmijë katër vjeçar nga Ko…
-
Greqi: Gjenden trupat e 18 emigrantëve të djegur nga zjarret
18 persona kanë vdekur në një zonë pyjore të Greqsië veriore.
Kështu kanë … -
Djali që kreu masakër në shkollën e Beogradit do t’i rikthehet shkollimit, aktualisht është në psikiatri
Me konsultën dhe miratimin e mjekut, një dhomë adekuate dhe një përgatitje të…
-
Rama u ndan “Çelësin e Qytetit” ish-kongresistëve DioGuardi
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka ndarë “Çelësin e Qytetit” ish-kongres…
-
Kurti i tregon Kryeministrit grek për gjendjen në Veri: Po bëhen dy muaj pa asnjë incident
Zyra për media e kryeministrit Kurti ka dhënë detaje për takimin mes Kurtit d…
-
Rama: Mitostakis është i ftuar në Tiranë për Procesin e Berlinit, kurrë s’do ta imagjinoja ta ftoja presidentin në vend të tij
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thyer heshtjen për mosftesën e tij nga…
-
Bekë Berisha i kundërpërgjigjet Dejona Mihalit
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ka thënë se ka res…
-
Mitrovica e Veriut në Asociacion të Komunave, Qemajl Aliu: Mirë se erdhe Erden
Mitrovica e Veriut sot është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovë…
-
Vuçiqi: Miqtë grekë na konfirmuan se nuk e njohin Kosovën
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot kryeministrin e Greqisë…
-
Vidhet në Gjakovë vetura luksoze e djalit të rapsodit të ‘Zhutave’
Mbrëmë në Gjakovë është vjedhur vetura e mërgimtarit, Atdhetar Jahjaga.
At… -
Me vota unanim, Mitrovica e Veriut pranohet si anëtare e Asociacionit të Komunave të Kosovës
Komuna e Mitrovicës së Veriut të martën e 22 gushtit është pranuar në Asociac…