Në kuadër të takimeve në Greqi, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka takuar në Athinë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Në këto takime, De Leyen bëri të ditur në “X” se i ka kërkuar liderëve de-përshkallëzimin e tensioneve në veri të Kosovës për t’u fokusuar në dialogun mes vendeve të lehtësuar nga BE-ja.
Në një seri postimesh në rrjete sociale pas takimit, Presidentja e Komisionit Evropian ka theksuar rëndësinë e dialogut dhe bashkëpunimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka theksuar se diskutimet me kryeministrin Kurti janë fokusuar kryesisht në nevojën për të zbutur tensionet në veri të Kosovës, dhe angazhimin në dialogun me Serbinë.
“Diskutova me kryeministrin Albin Kurti për nevojën për uljen e tensioneve në veri të Kosovës, riangazhim në dialogun e lehtësuar nga BE-ja dhe implementim të marrëveshjeve për normalizim të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Është jetike që të ulen barrierat në rajon dhe të sillet Ballkani Perëndimor më afër BE-së”, shkroi Von der Leyen në “X” rreth takimit me Kurtin.
Për takimin ka shkruar edhe kryeministri Kurti i cili bëri të ditur se me në takimin me Der Leyen në Athinë u diskutua për “marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun”.
“Kënaqësi të takoj Presidenten e Komisionit të BE-së Ursula Von Der Leyen në Athinë. Diskutuam marrëdhëniet dypalëshe, bashkëpunimin rajonal, planin e rritjes së BE-së për BB6 dhe dialogun. Për këtë të fundit, theksova rëndësinë e zbatimit të plotë dhe të pakushtëzuar të Agrmt Bazë”, shkroi Kurti në “X” pas takimit.
Presidentja von der Leyen gjithashtu ka pasur një takim të veçantë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe ka shprehur dëshirën për një angazhim konstruktiv nga ana e Serbisë në drejtim të zbutjes së tensioneve në veri të Kosovës.
“Bisedova me presidentin Aleksandër Vuçiq për nevojën e një angazhimi konstruktiv për të de-përshkallëzuar situatën në veri të Kosovës dhe përparimin e Serbisë në rrugën e saj drejt BE-së. Integrimi më i ngushtë midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor është jetik, veçanërisht përballë luftës ruse kundër Ukrainës., shkroi Von der Leyen.
-
NASA paralajmëron temperatura deri në 50 gradë Celcius, Shqipëria mes katër vendeve më të rrezikuara
Temperaturat e larta vazhdojnë të rriten, duke arritur në portat e valës së k…
-
Gashi: Shumicën e teksteve mësimore duhet me i djegë
Shkëlzen Gashi, aktivist, ka reaguar pasi Ministria e Arsimit mori vendim që …
-
Eurodeputeti gjerman: Masat e BE-së nuk janë fer, nuk është dashur t’i vihen Kosovës
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka komentuar situatën në të cilën g…
-
Hoxha: Prokuroria të tregojë motivin e aferës së grurit, keqpërdorimet duhet të ndëshkohen
Analisti Ylli Hoxha, ka kërkuar nga Prokuroria që të tregojë motivin e aferës…
-
Haxhiu: Qeveria “Zdravo”, a edhe në abetare po doni me vjedh a?
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, i është kundërpërgjigjur ministres së Arsimi…
-
Lekaj: Çfarë keni pritur nga Nagavci të cilën e kam shkarkuar 10 vite më parë për shkak të përformancës së dobët
Ish-kryetari i Gjakovës, Pal Lekaj, ka thënë se e kishte shkarkuar Arbërie Na…
-
Pas Malit të zi, edhe Maqedonia e Veriut i reagon ministrit të Vuçiqit i cili kërcënoi rajonin
Pas Malit të Zi, edhe Maqedonia e Veriut i ka reaguar ministrit të brendshëm …
-
“Po vijnë kohë të vështira”, Vuçiq i ankohet Athinës: Pse është ftuar Albin Kurti?
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç i është drejtuar qytetarëve të tij me një me…
-
Deputetja e LDK-së: Qeveria popullin po e ushqen me kriza e vetën me korrupsion e tregtim droge
Rrezarta Krasniqi, deptuete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë …
-
Aksident i rëndë, automjeti plagos 7 kalimtarët
Një automjet ka hyrë mes kalimtarëve në trotuar në qendër të Manhattan duke l…
-
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dronët ushtarakë
Nxënësit e shkollave të mesme në Rusi do të mësojnë si t’i përdorin dhe si t’…
-
“Aventurat e Ensara Halilaj në Vechta të Gjermanisë”
Zyra Ndërkomëtare në UNI – Universum International College, është prej instan…