Presidenti i Federatës spanjolle bëri skandal, e puthi në buzë futbollisten pas triumfit në Kupën e Botës

Presidenti i Federatës spanjolle bëri skandal, e puthi në buzë futbollisten pas triumfit në Kupën e Botës


Futboll


Gazeta Express

21/08/2023 13:59

Presidenti i Federatës Spanjolle të futbollit,
Luis Rubiales e ka bërë një skandal pas triumfit të Kombëtares së Spanjës në
Kupën e Botës.

Në fakt, kreu i Federatës, derisa po i përshëndeste
futbollistet gjatë ceremonisë, e puthi në buzë kapitenen e ekipit të “Stuhisë së
Kuqe”, Jenni Hermoso, shkruan “Gazeta Express”.

Ky moment e bëri xhiron e botës në internet, ndërsa
futbollistja tha se u ndie keq për këtë moment.

“Kjo nuk më pëlqeu”, ka thënë ajo, e pyetur për
gjestin e kreut të Federatës.

Për momentin nuk ka ndonjë shenjë apo tregues
se dyshja është në lidhje eventuale.

Spanja e mposhti dje Anglinë në finale të Botërorit
me rezultat 1:0, për t’u shpallur kampione e botës. /Gazeta Express/