MPJD e përjashton nga shërbimi civil Albert Prenkajn përkundër që e fitoi rastin në Gjykatë (DOKUMENT)

Albert Prenkaj i cili deri më sot ka shërbyer si Drejtor i Departamentit për Amerika në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporës (MPJD), është larguar nga shërbimi civil.

Përjashtimi i tij është bërë përkundër që ai e ka fituar rastin në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Në vendimin e MPJD-së thuhet se Prenkaj ka bërë shkelje të rëndë.

Albert Prenkaj, Drejtor i Departamentit për Amerika në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Disaporë për shkak të shkeljes së rëndë nga pika I e dispozitivit të këtij vendimi i shqiptohet masa disiplionore “Largim nga Shërbimi Civil”, thuhet në vendim.

Sipas vendimit Prenkaj nga data 07.07.2022 deri me 22.03.2023 në cilësinë e Drejtorit për Amerika në MPJD në mënyrë të vazhdueshme de të përsëritur ka kryer veprime që cenojnë zv. Sekretarin e Përgjithshëm të MPJD, Behas Isma dhe institucionin e MPJD-së.