Futbollisti shënon “aksidentalisht” gol spektakolar duke u munduar ta largojë topin
Në futboll jemi mësuar të shohim gola
spektakolarë, por kohë pas kohe nuk mungojnë as ata të pazakontë dhe të
paimagjinueshëm.
Diçka e tillë ndodhi edhe në një ndeshje të
futbollit amator, respektivisht në ligat më të ulëta.
Në fakt, futbollisti protagonist në këtë video është
një mbrojtës, shkruan “Gazeta Express”.
Lojtari me numër 22, i cili po tentonte që ta
largojë topin në krahun e djathtë të fushës, shënon gol nga thuajse gjysma e
fushës.
Ai gjuajti fuqishëm dhe u nis për t’u kthyer në
pozitën e tij në mbrojtje, pa e ditur qe pas pak sekondash do ta festonte golin
e rrallë të shënuar “aksidentalisht”.
Për më tepër mund ta shihni videon me këtë gol spektakolar. /Gazeta Express/