Pika kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdarë, tashmë po vazhdon të jetë e ngarkuar nga fluksi i madh i bashkatdhetarëve që po kalojnë përmes kësaj pike kufitare, e cila ua mundëson daljen nga territori i Kosovës.
Kështu bëhet e ditur në të dhënat e publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar. Pritjet për në dalje në Merdarë zgjasin 120 minuta, ndërkaq në hyrje prej 3 deri në 5 minuta.
Kolona në dalje të kësaj pike raportohet të jetë deri në 500 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, bashkatdhetarët presin deri në 60 minuta për të dalë nga Kosova, ndërsa në Muçibabë pritja tani është 15-20 minuta.
Kolona e veturave për në dalje te vendkalimi kufitar Dheu i Bardhë është deri në 200 metra.
Ndërsa, në vendkalimet e tjera kufitare, nuk ka probleme të pritjeve të gjata, bashkatdhetarët dalin nga Kosova me pritje të shkurtër prej 3 deri në 5 minuta.