Pavardin e lënë nervat, godet futbollistin amator në fushë

Pavardin e lënë nervat, godet futbollistin amator në fushë


Futboll


Gazeta Express

20/08/2023 23:49

I lidhur me kalimin në Inter, Benjamin
Pavard e ka goditur një kundërshtarë gjatë një ndeshje miqësore të Bayern Munchenit

Mbrojtësi francezi luajti në një ndeshje
miqësore që Bayern Munchen e kishte zhvilluar të enjten kundër klubit të
tifozëve të tij Weinbeisser Kaltern. Gjatë ndeshjes, Pavard e humbi topin para
një futbollisti kundërshtar në qendër të fushës dhe mandej e rrezoi atë në
tokë.

Ai fillimisht u përlesh me tifozin dhe mandej u pa që ai e godet atë me frustrim. Bayerni e fitoi atë ndeshje me rezultat 4-0.

27 vjeçari është lidhur me një largim nga
klubi këtë verë. Pasi fillimisht ishte lidhur Manchester United, francezi tani
pritet të kalojë tek gjigantët e Serie A, Inter. CEO i klubit të tyre Guiseppe
Marotta ka konfirmuar të enjten që ata kanë përparuar në bisedime për një
transfer të mundshëm të mbrojtësit anësor.

Skuadra e Thomas Tuchel ndeshjen e radhës në
Bundesliga do ta luanë kundër Augsburg më 27 gusht. /GazetaExpress/