Rita Ora duket elegante dhe e zjarrtë në krahët e bashkëshortit gjatë një ndeje private në Ibiza
Rita Ora dukej
sensacionale në ngjyrë argjendi teksa veshi një fustan gjysmë të tejdukshëm për
një festë luksoze në Ibiza.
Ylli i këngës
“Let You Love Me”, 32 vjeçe, nxori në pah elegancën e saj në fustanin pa mëngë,
i cili ngjitej fort pas figurës së saj të tonifikuar të trupit.
Fustani i Ritës
paraqiste një të çarë te kofsha dhe ajo i shtoi pamjes një palë taka të zeza
dhe byzylykë për të kompletuar pamjen, shkruan The Sun.
Ylli i muzikës
pop i stiloi flokët e saj bionde në valë të lirshme dhe zgjodhi një buzëkuq
portokalli.
Rita u nis me bashkëshortin e saj dhe redaktorin e “Vogue”, Edward Enninful, yllin e “Pussycat Dolls”, Ashley Roberts dhe këngëtaren Jess Glynne për një festë private në jug të ishullit.

Më herët gjatë
udhëtimit të saj, ajo u shfaq e veshur me bikini të gjelbra, ndërsa performonte
me DJ Joel Corry në festivalin Ibiza Rocks
Ajo gjithashtu
veshi një palë bikini mahnitëse ngjyrë kafe, teksa po shijonte disa pushime në
Ishullin e Bardhë.
Rita ka pasur një program të mbushur plot kohët e fundit dhe ka kënduar në të gjithë Evropën këtë verë – përfshirë Suedinë dhe Zvicrën.

Këngëtarja e
hitit “Hot Right Now” ka shumë arsye për të qenë e lumtur me albumin e saj të
tretë “You & I”, i cili u publikua në korrik dhe u ngjit lart në top-listat
ndërkombëtare të muzikës.
Gjithashtu këtë
muaj, revista “Vogue” publikoi fotografitë e dasmës së saj me Taika Waititin, e
cila për një vit ishte mbajtur sekrete.
Rita u martua me
të partnerin e saj, regjisorin fitues të çmimit “Oscar” me origjinë nga Zelanda
e Re, në një ceremoni intime në shtëpinë e tyre në Los Angeles.
Regjisori fitues
i Oskarit nga Zelanda e Re u takua fillimisht me Ritën në vitin 2018, kur për
disa vite me radhë ruajtën raporte si miq, teksa në ritakimin e tyre në vitin
2021, ata përfunduan të dashuruar.
Rita i kërkoi që
të martohej me të ndërsa ata ishin me pushime në Palm Springs në verën e vitit
2022 dhe ata u martuan më 4 gusht të vitit të kaluar.
Ajo veshi dy
fustanet e nusërisë të dizajnuara nga stilisti i famshëm birtanik, Tom Ford.
Ajo tha: “Kam
vendosur perlat e mamasë sime me të cilat ajo u martua. Motra ime Elena më
shoqëroi në korridor, dhe ishte një ceremoni shumë e thjeshtë dhe e lumtur, e
qetë, private dhe argëtuese”.