Julian Alvarez ia siguron fitoren e dytë Cityt në Premier Ligë
Manchester City ka arritur fitoren e dytë
në Premier Ligë ku e ka mposhtur Newcastle United në Etihad me rezultat të ngushtë
1-0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi i Argjentinës, Julian
Alvarez (31’)
Manchester City e ka arritur një fitore të
rëndësishme sonte kundër njërës prej skuadrave më të mirë në Premier Ligë,
Newcastle United.
Ndeshja filloi me një temp të ngadaltë, me
Manchester City që nuk ishin energjik dhe kërkues të golit ashtu sikurse jemi
mësuar t’i shohim.
Megjithatë, ata arrin që të kalojnë në epërsi
në minutën e 31-të te ndeshjes.
Ishte Phil Foden që bëri një depërtim të mirë në zonë për të pasuar tek Julian Alvarez i cili lansoi një goditje të fuqishme me këmbën e tij të djathtë për të shënuar gol në këtë ballafaqim. VIDEO KËTU
Pjesa e parë nuk pati më raste që ia vlen për
t’u shënuar, derisa në pjesën e dytë kampionët anglez arritën ta menaxhonin për
mrekulli ndeshjen dhe epërsinë.
Erling Haaland ka mundur që ta shënonte golin
e dytë në këtë ndeshje në minutën e 63-të po që së do të tregohej më i saktë në
goditjen e tij e cila përfundoi jashtë portës.
Ky ishte rasti i vetëm serioz ku u rrezikua që
të shënohet gol, me Newcastle që nuk dinte si të organizonte ndonjë aksion domethënës
për të shënuar gol në portën e Ederson.
Kështu, City fiton tri pikët e radhës në
Premier Ligë dhe momentalisht është në vendin e dytë me gjashtë pikë, aq sa ka
edhe Brighton në vendin e parë.
Në ndeshjen e radhës Manchester City do të
këtë punë me skuadrën e Sheffield United kurse Newcastle’in e pret edhe një
tjetër duel i vështirë pasi që në shtëpi pret skuadrën e Liverpool.
/GazetaExpress/