Bellingham shkëlqen edhe në fitoren e dytë të Real Madridit në La Liga

Bellingham shkëlqen edhe në fitoren e dytë të Real Madridit në La Liga


Futboll


Gazeta Express

19/08/2023 21:36

Real Madridi ka shënuar fitoren e dytë në
La Liga në udhëtim, duke e mposhtur me rezultat 1-3 skuadrën e Almerias. Transferi
i tyre i ri Jude Bellingham (10’, 60’) ka shkëlqyer edhe në këtë fitore ku ka
shënuar dy gola. Një gol në këtë ndeshje për Realin e shënoi edhe Vinicius Jr
(73’). Almeria kaluan të parët në epërsi në këtë ndeshje me Arribas (3’)

Real Madridi ka arritur fitoren e dytë në La Liga
duke e mposhtur Almeria si mysafirë me rezultat 1-3.

Vendasit e filluan furishëm këtë ndeshje,

Robertone bëri një depërtim të mirë para mbrojtjes së Los Blancos për të pasuar tek Arribas që shënoi gol që në minutën e tretë te ndeshjes për rezultat 1-0 në të mirë të Almerias.

Los Blancos do të reagonin duke sulmuar
vazhdimisht portën e Almeria.

Kështu, Jude Bellingham do ta barazonte rezultatin. Anglezi u gjend mirë në një tollovi në zonë për të shënuar gol në minutën e 19 të ndeshjes.

Real Madridi do të shënonte edhe një herë në
pjesën e parë me Toni Kroos por goli u anulua për shkak se ishte shkaktuar një
faul para se goli të shënohej.

Los Blancos e filluan shumë më mirë pjesën e dytë
me Jude Bellingham që do të shënonte përsëri.

Kësaj radhe ai do të shërbehej në mënyrë meastrale me top nga Toni Kroos e ku do të shënonte golin e tij të parë me kokë në fanellën e Real Madridit në minutën e 60-të te ndeshjes.

Se Real Madridi dhe Bellingham e kanë nisur mirë këtë sezon e tregon edhe goli i tretë ku Bellingham kësaj radhe do të pasonte për Vinicius Junior që shënoi golin e tretë në këtë  në këtë ndeshje në minutën e 73-të.

Me këtë fitore Real Madridi prin në vend të
parë në La Liga pas javës së dytë me pikë të njëjta me Valencian por që kanë
golëdallim të njëjtë.

Almeria në ndeshjen e radhës luan kundër
Cadizit si mysafirë kurse Real Madridi do të luan përsëri si mysafirë kësaj
radhe kundër Celta Vigos. /GazetaExpress/