Ekipet e zjarrfikësve, aeroplanët “ertractor” të Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe helikopterët policorë të MPB-së kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin në afërsi të fshatit Sokolarci të Komunës Çeshinovë – Obleshevë. Zjarri i përhapur përgjatë disa këmbëve ka rrezikuar fshatrat Sokolorci, Vrbicë dhe manastirin “Shën. Gjorgi, por siç njofton QKM, rreziku është eliminuar
Qendra e menaxhimit të krizave bëri të ditur mëngjesin e sotëm se gjatë ditës së djeshme në territorin e vendit kanë rënë gjithsej 19 vatra, nga të cilat 18 janë shuar.

Dje vonë pasdite ekipet e zjarrfikësve, aeroplanët “ertractor” të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim dhe helikopterët policorë të MPB-së kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin në afërsi të fshatit Sokolarci të Komunës Çeshinovë – Obleshevë. Zjarri i përhapur përgjatë disa këmbëve ka rrezikuar fshatrat Sokolorci, Vrbicë dhe manastirin “Shën. Gjorgi, por siç njofton QKM, rreziku është eliminuar.
Zjarre dje ka pasur edhe në Shkup, në fshatin Radushë – Komuna e Sarajit, në rrugën Skupi në Karposh dhe në parkun pyjor në Komunën e Gazi Babës. Të tre ishin shuar dhe bimësia e ulët po digjej.
Dy zjarre ka pasur në Manastir ku digjej kashtë, një në Resensko, afër fshatit Dolna Bela Crkva, pastaj dy në Dollneni dhe nga një në Radovish, Kavadar, Rosoman, Zhelino dhe Vinicko.
Dje ekipet kundër zjarrit janë marrë me katër zjarre në Kumanovsko, afër fshatrave Romanovcë, Sllupçan, Pçinjë dhe Lubodrag. Një zjarr ka pasur edhe në fshatin Berikovë të Kërçovës ku digjen kashtë, mbeturina dhe pyje me kërcell të ulët.