Morën titullin si “binjaket më të bukura në botë” 10 vite më parë, ja si duken ato tani
Dy binjake të
cilat morën titullin 10 vite më parë si :binjaket më të bukura në botë:, duken
po aq të bukura edhe tani.
Ato lindën në
vitin 2010, më herët se sa pritej, por fatmirësisht ishin plotësisht të
shëndetshme. Ava Marie dhe Leah Rose Clements janë bërë dyshja mjaft dinamike
në botën e argëtimit dhe modës.
Që në lindje,
njerëzit i kanë admiruar për tiparet dhe bukurinë e tyre të mrekullueshme.
Familja e tyre dhe madje edhe të huajt vunë re se sa simetrike ishte struktura
e fytyrës së tyre dhe sa të bukura ishin lëkura dhe flokët e tyre.
Me rritjen e
moshës, shumë njerëz filluan ta inkurajonin Jaqin, mamanë e tyre që t’i
ndihmonte binjakët të ndiqnin karrierën e modelingut. Pasi vajzat mbushën 6
muajshe, ajo gjeti një agjenci modelimi në Los Angeles, por nuk mundi ta
vazhdojë pasi i merrte shumë kohë nga dita e saj. Kështu familja vendosi të
provonte një jetë normale për një kohë dhe t’i linte binjakët të jenë pranë
bashkëmoshatarëve të tyre. Ndërsa u rritën, ata filluan të pëlqejnë klasat e
notit dhe kërcimit.
Në ditën e
ditëlindjes së tyre të 7-të, Jaqi vendosi t’ua prezantojë vajzave idenë e
modelingut. “Unë ua prezantova idenë time vajzave që, nëse do të ishin të
gatshme, përveç orëve të tyre të kërcimit dhe praktikave të ekipit të notit që
kishin çdo javë, ato mund të provonin modelimin,” tha mamaja.
Vajzat ishin
shumë të emocionuara për të filluar karrierën e tyre të modelingut dhe ishin
tashmë talente natyrale.
Tani vajzat kanë një llogari në Instagram të quajtur @clementstwins, dhe tashmë ka mbi 2 milionë ndjekës. Vajzat vazhdojnë të bëjnë gjëra të mahnitshme në karrierën e tyre të modelingut.

