Këngëtarja me famë botërore: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë

Këngëtarja me famë botërore: Kur humba virgjërinë, babai thirri policinë


Rozë


Gazeta Express

16/08/2023 14:22

Këngëtarja e njohur Lily Allen në podcast-in “Life’s A Beach” të Alan
Carr, nuk ka shpëtuar pa folur mbi jetën e saj private dhe intime.

Këngëtarja me humor u ndal te hera e parë që kreu marrëdhënies seksuale me një djalë.

Ajo tregoi se ishte me pushime me familjen kur pati eksperiencën e
parë në jetë dhe i ati kishte telefonuar policinë kur ka mësuar se ajo
kishte humbur virgjërinë.

Isha me pushime me babanë dhe vëllain tim Alfie (i njohur si
Theon Greyjoy në ‘Game of Thrones’). Shkova në dhomën e hotelit të atij
djalit dhe sigurisht nuk u ktheva në dhomën time. Fjeta gjithë ditën
atje
”, zbuloi Allen, duke shtuar se babai i saj i shqetësuar se
diçka i kishte ndodhur vajzës, kishte lajmëruar policinë për ta gjetur.

Menduan se kisha humbur vërtetë. U zgjova dhe policia ishte në të gjithë hotelin“, tha ajo.

Ata po pastronin plazhin dhe pyesnin: ‘A ishin këto gjërat që
ajo kishte veshur?’ Nuk kisha zemër t’iu tregoja se thjesht kisha shkuar
të humbisja virgjërinë. Ishte e gjitha pak traumatike dhe unë nuk kam
bërë seks për një kohë të gjatë pas kësaj
”, tregoi më tej ajo.