Mozzik rrëfehet për varësinë ndaj lëndëve narkotike
Mozzik ka folur për herë të parë për varësinë nga substancat
narkotike. Reperi ka treguar se u bënë 6 vite që ka hequr dorë nga
droga.
Sipas tij, fakti që konsumonte drogë kishte të bënte me shumë faktorë e një prej tyre ishte profesioni.
“Kam qëndruar larg nga drogat për gati 6 vite në mos
gabohem…Është gjëja më e bukur që kam bërë dhe ndihem shumë krenar me
veten! Sigurisht ishte një rrugë e vështirë për mua. Isha shumë i ri,
ambient, profesioni dhe gjithçka që lidhet me të, por ia dola.
Faleminderit Zotit!”, shkruan Mozzik.

