Neymar në Al Hilal, zbulohen detajet e marrëveshjes
Neymar Junior do t’i bashkohet përfundimisht Al
Hilalit.
Sulmuesi brazilian do të nënshkruajë kontratë
dyvjeçare me klubin nga Arabia Saudite, mëson eksperti i transfereve, Fabrizio
Romano, përcjell “Gazeta Express”.
Të gjitha palët i kanë aprovuar dhe më pas nënshkruar
dokumentet, ndërsa ish-futbollisti i Santosit dhe i Barcelonës do të nënshkruajë
me klubin nga Saudi Pro League deri më 30 qershor të vitit 2025.
Neymar pritet t’i kryejë testet mjekësore sot,
ndërsa më pas do të udhëtojë në drejtim të Arabisë Saudite.
Neymar do ta veshë fanellën me numrin 10, ndërsa
prezantimi i tij nga Al Hilal do të bëhet gjatë kësaj fundjave.
Paris Saint-Germaini, nga shitja e lojtarit do
t’i përfitojë afro 100 milionë euro, ndërsa huazimi në Barcelonë, siç spekulohej,
nuk do të ndodhë, e as s’do të transferohet në ligën amerikane – MLS, siç
flitej po ashtu.
Përfaqësuesi brazilian do të luajë në ligën
saudite, duke i dhënë kështu fund eksperiencës evropiane. /Gazeta Express/