Kiara dhe Luizi ikin me pushime, ky është vendi që ka zgjedhur çifti për “muajin e mjaltit”
Luiz Ejlli dhe Kiara Tito duket se më në fund kanë gjetur kohë për
njëri-tjetrin. Dyshja kanë nisur pushimet e tyre të para si çift.
Dhe si shumë
personazhe të tjerë të njohur, edhe dyshja kanë zgjedhur Bodrumin e Turqisë për
t’u relaksuar nga gjithçka. Ndërsa Luizi ka hyrë sot në një video live për të
biseduar me fansat.
Kujtojmë që Luizi që pas daljes së tij nga “BBV” ka qenë
shumë i ngarkuar me projekte dhe koncerte. Ai ka xhiruar edhe një film “Në
kuadër të dashurisë” me Olta Gixharin që shfaqet në tetor në kinema.
Kiara nga
ana tjetër ka qenë e zënë me emisionin e saj “Kepi i Vip-ave”, i cili po ashtu
u xhirua në Bodrumin e Turqisë.