Federata e Italisë ka kontaktuar Conten për ta zëvendësuar Mancinin

Federata e Italisë ka kontaktuar Conten për ta zëvendësuar Mancinin


Futboll


Gazeta Express

14/08/2023 17:00

FIGC e sheh si opsion primar Luciano Spallettin për ta zëvendësuar Roberto Mancinin, por Antonio Conte po ashtu është një alternativë tjetër, shkruan gazetari i njohur italian Gianluca Di Marzio

Raporti thekson se si Federata e Futbollit të
Italisë e ka kontaktuar Luciano Spallettin pasi që mësoi vendimin e tij për t’u
larguar me dorëheqje përmes email-it të shtunën në mbrëmje. Ish trajneri i
Napolit për momentin është në pushime në Toskanë, duke i marrë gjërat shtruar
pasi u largua nga kryeqyteti i Kampanias këtë verë.

Spalletti ka thënë se është gati presidentit të
FIGC, Gabriele Gravina dhe i pëlqen ideja për ta zëvendësuar Mancinin si
trajner i ri i Italisë, por klauzola për shkëputje të kontratës me Napoli është
bërë problematike.

As trajneri dhe as Federata nuk dëshirojnë t’ia
paguajnë rreth tre milionë euro Napolit për këtë klauzolë dhe nuk pritet të këtë
negociata për momentin mes Spallettit dhe klubit për të. Është duke u bërë një
vlerësim ligjor që kjo klauzolë jo garuese nuk është e lidhur me Kombëtare.

FIGC shpreson që të dëgjohet shpejt me Aurelio
De Laurentiis por këtë dëshiron ta dëgjojë brenda 48 orëve. Gravina tani është
në kontakt me presidentin e Napolit, duke u përpjekur për ta zhbllokuar situatën.

Por, në të njëjtën kohë Federata e Italisë po
ashtu ka kontaktuar Conte, i cili menjëherë e ka kuptuar pse Spalletti është
kontaktuar para tij, duke mos u ndjerë keq për këtë. Ai mbetet në gatishmëri,
pasi që dëshiron të kthehet në rolin që e kishte mbajtur prej 2014 deri më
2016. /GazetaExpress/