
Autori: Gazeta inFokus
23:41 | 11 August 2023
Anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku-Sadriu, e ka akuzuar Qeverinë Kurti për reduktimin e numrit të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nga katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës.
Në një lidhje direkte në Edicion Special në Klan Kosova, ajo ka thënë se Qeveria Kurti i ka sjellur Kosovës një epilog tragjik.
“Kjo situatë e cila është krijuar dhe domosdoshmëria për të marrë masa krahas sanksioneve ka pasur një epilog me shumë kosto për Kosovën. Kjo e ka dëmtuar imazhin e saj duke e hequr nga lista e shteteve që përfitojnë nga fondet e BE-së dhe ShBA-së. Tani jemi në një situatë – të dënuar siç jemi, ne tani duhet të detyrohemi të largojmë Policinë e Kosovës që në një situatë normale nuk do të ishin pjesë e kërkesave të parashtruara nga BE-ja”, ka thënë Lushaku-Sadriu.
“Kjo është mjaft tragjike për Kosovën, ndërkohë që tani detyrohet t’i heq këto forca në dëm të sovranitetit që kërkonte qeveria, kjo tregon se kjo qeveri nuk e ka të qartë se çfarë dëshiron”, ka shtuar ajo.
Tutje, ajo ka thënë se Kosovës i është dëmtuar pozicioni ndërkombëtar duke marrë vendime të një anshme dhe duke u bërë cak i sanksioneve.
“Kur i befason miqtë, normal që do të përballesh me sanksione. Kjo qeveri na ka sjellë një epilog tragjik”, ka theksuar ajo.
-
Vazhdojnë pritjet e gjata në Merdarë për të dalë nga Kosova
Mërgimtarët janë duke pritur deri në pesë orë e gjysmë te pika kufitare në Me…
-
Tv21: Një person tenton t’i afrohet Kurtit në Tetovë, sigurimi përleshet fizikisht me të
Një situatë e pahijshme ka ndodhur në koncertin në Tetovë të organizuar për n…
-
Zeqiri: Iniciativën e shkarkimit e shoh problematike dhe të padinjitetshme
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëp…
-
Eurodeputeti gjerman: Borrell po e përkëdhel Serbinë dhe po sanksionon Kosovën
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdh…
-
5.1 milionë turistë hynë në Shqipëri për 7 muaj, prijnë ata nga Kosova
Ministria e Turizmit e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë shtatë muajve të …
-
Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve
Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të premten se e ka urd…
-
IPK po mbledh video dhe informata për policët që s’reaguan kur u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e informacioneve dhe vid…
-
Gjakovari s’e dorëzon pazarin prej 10 mijë eurosh, rasti nën hetime
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës është vënë në kërkim të një personi, …
-
Publikohen pamjet të reja të sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar sot deris…
-
Psikologu: Mosndëshkimi i akterëve të dhunës ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve
Dukuria e vrasjeve të shpeshta në Kosovë po ndodhë si pasojë e nevojës së shf…
-
Konjufca reagon pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasn…
-
Kamerat trupore “syri i tretë” i policëve, identifikojnë çdo shkelje në trafik
Po bëhen gati për të dalë në trafik.
E përveç pajisjeve të zakonshme që i’…