Kurti ngushëllon popullin e Hawaiit pas zjarrëve vdekjeprurëse

Kurti tha mendimet e popullit të Kosovës janë me njerëzit që kanë humbur të dashurit, shtëpitë dhe komunitetin përallë fatkeqësisë natyrore.

“Kosova qëndron me banorët e ishujve dhe SHBA-së në këto kohë jashtëzakonisht sfiduese”, tha Kurti.

Kujtojmë se kjo është fatkeqësia më e madhe natyrore deri më tani në Hawaii ku mbetën të vdekur 80 persona dhe qyteti turistik Lahaina u dogj rreth 80 përqind.