Chelsea shumë afër marrëveshjes me Lavian

Chelsea shumë afër marrëveshjes me Lavian


Futboll


Gazeta Express

11/08/2023 23:59

Chelsea janë afër për t’ia marrë edhe një
tjetër objektiv Liverpoolit pasi që raportohet se kanë arritur marrëveshje me
Southamptonin për mesfushorin Romeo Lavia

Sipas asaj që raporton Sky Sports, Blutë janë
shumë afër një marrëveshje me Saints për shumën në lidhje me 19 vjeçarin belg i
cili ka qenë në fokus të Liverpoolit gjatë tërë verës.

Çdo marrëveshje mendohet se është ndaras nga
ajo për objektivin e kahmotshëm të Chelsea, Moises Caicedo. Dy klubet, Blutë
dhe Të Kuqtë u përfshinë në një luftë ofertash për ekuadorianin.

Livepoool ka paraqitur disa oferta, shkallë-shkallë më të mëdha për Lavian këtë verë, por – ashtu si me Caicedo – Chelsea bëri një ofertë më të madhe dhe arriti ta mbyll marrëveshjen.

Dy klubet duhet të marrin pushim nga dueli në
merkato pasi që kanë për t’u përballur në fushë këtë të diel në ndeshjen e parë
të Premier Ligës. /GazetaExpress/