
Autori: Gazeta inFokus
23:22 | 11 August 2023
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri ka thënë se është i gatshëm të bashkëpunojë për çfarëdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës, për ta shtensionuar situatën në veri të vendit.
Iniciativën për shkarkimin e kryetarëve Zeqiri e ka cilësuar si problematike, sepse sipas tij, këto iniciativa mund të shkaktojnë probleme në të ardhmen në të gjitha komunat.
Ai ka theksuar se iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë.
“Unë do t’i përshtatem çfarëdo forme ligjore që rrjedhin nga institucionet e Republikës se Kosovës. Mirëpo sa i përket kësaj iniciative (udhëzimit administrativ) për mendimin tim, duhet të ketë marrëveshje politike, dorëheqje vullnetare koordinuar, do te ishte me e dinjitetshëm, për mendimin tim. Meqenëse ky vendim është i kryeministrit, natyrisht është një bazë ligjore. Por, iniciativën e shkarkimit unë e shoh më problematike dhe e shoh më të padinjitetshme sepse këtu ka edhe probleme, pastaj procedurat deri te shkarkimi”, ka thënë ai për RTV21.
“Mendimi im ka qenë dhe do të jetë që më i mirë do të ishte që të ketë një marrëveshje politike dhe dakordim i përgjithshëm. Unë jam i gatshëm për ta kryer detyrën time në formën me te mire te mundshme qe i hyn në punë shtetit dhe shoqërisë. Nismën për një peticion e shoh si problematike. Iniciativa të tilla nuk janë praktikuar deri me tani në Kosovë dhe besoj që mund të jetë ndonjë precedent për të ardhmen në të gjitha komunat. Ajo iniciativë mund ta ketë problematikën e vet për shkak se derisa të shkojnë procedurat, kërkojnë kohë më të gjatë dhe është problematikë në vete iniciativa për t’i shkarkuar kryetarët”, tha Zeqiri.
-
Eurodeputeti gjerman: Borrell po e përkëdhel Serbinë dhe po sanksionon Kosovën
Eurodeputeti gjerman, Reinhard Bütikofer, ka reaguar ndaj deklaratave të zëdh…
-
5.1 milionë turistë hynë në Shqipëri për 7 muaj, prijnë ata nga Kosova
Ministria e Turizmit e Shqipërisë ka bërë të ditur se gjatë shtatë muajve të …
-
Lukashenka thotë se ka urdhëruar “kontakt” me Poloninë, pas rritjes së tensioneve
Lideri i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenka, ka thënë të premten se e ka urd…
-
IPK po mbledh video dhe informata për policët që s’reaguan kur u sulmua gazetari Vullnet Krasniqi
Inspektorati Policor i Kosovës ka nisur grumbullimin e informacioneve dhe vid…
-
Gjakovari s’e dorëzon pazarin prej 10 mijë eurosh, rasti nën hetime
Policia e Kosovës nga rajoni i Gjakovës është vënë në kërkim të një personi, …
-
Publikohen pamjet të reja të sulmit ndaj gazetarit Vullnet Krasniqi dhe kameramanit
Gazetari i Nacionales, Vullnet Krasniqi dhe kameramani janë sulmuar sot deris…
-
Psikologu: Mosndëshkimi i akterëve të dhunës ndikon në rritjen e numrit të vrasjeve
Dukuria e vrasjeve të shpeshta në Kosovë po ndodhë si pasojë e nevojës së shf…
-
Konjufca reagon pas sulmit ndaj ekipit të Nacionales
Kryeparlamentari Glauk Konjufca ka dënuar sulmin ndaj gazetarit Vullnet Krasn…
-
Kamerat trupore “syri i tretë” i policëve, identifikojnë çdo shkelje në trafik
Po bëhen gati për të dalë në trafik.
E përveç pajisjeve të zakonshme që i’… -
“Polici nuk reagojke”, Vullnet Krasniqi tregon se si ndodhi sulmi ndaj ekipit të Nacionales
Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellë protestën si revoltë nd…
-
Kurti: Në qiell Prizreni dhe Tetova kanë qenë një qytet, kur i ka sjellë Zoti në Tokë u bënë dy qytete
Kryeministri Kosovës, Albin Kurti, gjatë vizitës në Tetovë foli për projektin…
-
Italia mund të organizojë ndeshjen në kafaz Musk-Zuckerberg
Një luftë e planifikuar në kafaz midis liderëve të teknologjisë Elon Musk dhe…