Ministria e Mbrojtjes e Turqisë ka thënë të enjten se të paktën gjashtë ushtarë turq janë vrarë në një seri sulmesh nga luftëtarët kurdë në veri të Irakut.
Këto sulme e nxitën Turqinë të kryejë sulme ajrore në shenjë hakmarrjeje, në të cilat u vranë katër anëtarë të Partisë së jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK) të enjten, sipas Ministrisë turke.
Situata mes Turqisë dhe grupeve të mbështetura nga Turqia në njërën anë, dhe luftëtarëve kurdë në anën tjetër në Irak dhe Siri është përshkallëzuar muajt e fundit.
Ankaraja e cilëson PPK-në – e cila ka nisur një kryengritje brenda Turqisë tash e disa dekada – dhe grupet kurde në Siri dhe Irak, si organizata terroriste.
Ajo thotë se anëtarët e PPK-së rregullisht gjejë strehë në rajonin gjysmë-autonom kurd në Irakun verior.
Qeveria qendrore e Irakut në Bagdad nuk ka komentuar ende rreth këtij rasti.
Turqia ka vendosur trupa në një rajon kufitar në Irak dhe rregullisht i sulmon ato që i quan pozicione të PPK-së atje. Vitin e kaluar, Turqia e nisi një operacion tokësor dhe ajror kundër PPK-së në veri të Irakut.
Zyrtarët e sigurisë në Irak thanë se sulmet ajrore të enjten goditën pozicionet në veri të qytetit Duhok. Ata folën në kushte anonimiteti, për shkak se nuk ishin të autorizuar për të folur për media.
Koloneli turk, Zeki Akturk, u zotua për hakmarrje për ushtarët e vrarë.
“Ushtarët tanë nuk do ta lënë gjakun e martirëve në tokë. Ne do ta vazhdojmë luftën e tyre kundër terrorizmit me përkushtimin e njëjtë derisa të mos mbetet asnjë terrorist”, tha ai në një konferencë për media të enjten.
Dhjetëra mijëra njerëz janë vrarë nga kryengritja e PPK-së brenda Turqisë që nga viti 1984. /REL
-
Ish-ministri i Mbrojtjes në Qeverinë Bukoshi: Ka pasur zëra që thoshin ‘Kosova kurrë mos u çliroftë me Rugovën’
Ish-ministri i Mbrojtjes i Qeverisë së Kosovës në ekzil në vitet ’90-ta, Hali…
-
Këshilltarja e BE-së: Jam e tronditur nga vlerat e supozuara evropiane, sanksionet kundër Kosovës të hiqen sa më parë
Këshilltarja lokale e Bashkimit Evropian, Kati Schneeberger, deklaroi se sank…
-
LAJMI I FUNDIT: 22 të lënduar nga tërmeti në Turqi
22 të lënduar lehtë është bilanci i raportit nga tërmeti i fuqishëm që goditi…
-
Pamje të aksidentit në Ulpianë, ku vetura goditi një kalimtar
Një këmbësor është goditur nga një veturë në Prishtinë, saktësisht në lagjen …
-
Osmani me ambasadorin amerikan diskuton edhe për marrëveshjen e Bratislavës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim ambasadorin e Shtetev…
-
Diskriminimi në Luginë, Serbia gjobit shqiptarët që ekspozojnë flamurin kuq e zi
Ditët e tyre më të lumtura i festojnë së bashku.
E me vete kujdesen që t’i… -
Kim Jong Un e shkarkon shefin e ushtrisë, urdhëron nisjen e përgatitjeve për luftë
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, e ka shkarkuar gjeneralin e lartë dhe…
-
Gazetari serb: Sikur ne të kishim forcë që ushtarakisht ta zgjidhim çështjen me Kosovën
Gazetari serb, Miroslav Lazanski, duke komentuar situatën e fundit në Kosovë,…
-
Blloku B2 del jashtë funksionit një muaj pasi iu krye remonti
Të enjten ka dalë jashtë funksionit Blloku B2, të cilit së fundi iu krye remo…
-
Tri vrasje brenda 1 jave në Kosovë, policia tregon rezultatet e operacionit “Goditja”
Ditëve të fundit janë shtuar vrasjet në Kosovë.
Për këtë Policia përmes pl… -
Ambasadori Ajeti: Avokatët e Kosovës njihen zyrtarisht nga Gjermania
Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, njofton se avokatët nga Republ…
-
Detaje të reja për krimin në Runik, 39 vjeçari u vra para babait, la pas tre fëmijë
Një ngjarje kriminale na tronditur Runikun e Skënderajit në orët e para të më…