Një nënë tentoi të transferonte vajzën e saj në Mexhitlia në bagazh

Doganierët në vendkalimin kufitar Mexhitlia kanë penguar tentimin për transferim të paligjshëm në vend të një personi të padeklaruar, pasi një nënë nga Republika e Afrikës së Jugut ka tentuar ta transferojë vajzën e saj në bagazhin e automjetit të marrë me qira me targa maqedonase.

-Përkatësisht ditën e hënë më 7 gusht në hyrje të shtetit në pikën kufitare me Greqinë në Manastir, shtetasi i Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.L.R. (57), si drejtues i veturës së marrë me qira. Në pyetjen e doganierit nëse ka diçka për të deklaruar për kontroll doganor, personi është përgjigjur se nuk ka asgjë për të deklaruar. Deklarata e doganierit iu bë e dyshimtë dhe vendosi të kryejë kontroll fizik të mjetit, ku në bagazhin e mjetit gjeti një person të padeklaruar. Nga kontrolli i dokumentit të udhëtimit u konstatua se ajo është shtetase e Republikës së Afrikës së Jugut me iniciale C.D.J. (23), njoftuan nga Drejtoria doganore.

Për rastin është njoftuar stacioni policor i vendkalimit kufitar Medjitlia dhe rasti i është dorëzuar kompetencës së tyre për veprime të mëtejshme.