“Financat do të jenë perfekte ….”, Horoskopi i ditës së enjte, 10 Gusht 2023

“Financat do të jenë perfekte ….”, Horoskopi i ditës së enjte, 10 Gusht 2023


Rozë


Gazeta Express

10/08/2023 7:07

Dashi

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qete gjate kësaj dite.
Do tregoheni te drejtpërdrejtë me partnerin dhe do ia shprehni atij çdo
pakënaqësi. Ne fakt e mira do ishte te gjenit mënyrën e duhur për t’ia
thënë. Beqaret duhet te mendohen mire para se te pranojnë ftesat qe do
iu bëhen. Financat do jene goxha te mira dhe do arrini ta stabilizoni
situatën pak nga pak.

Demi

Do jeni shume posesive gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe
mund te bëni disa gabime te pafalshme. Mundohuni me çdo kusht ta
kontrolloni veten. Beqaret do kalojnë një dite përgjithësisht te qete
dhe pa surpriza te mëdha. Financat nuk do jene as shume te mire dhe as
te këqija, por çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Mos shpenzoni me shume
sesa duhet.

Binjaket

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete shume e mire gjate kësaj dite.
Do kuptoheni edhe me një shikim me njeri-tjetrin dhe nuk do keni as
konfliktin me te vogël. Meshkujt do jene me ambicioze dhe nuk do kënaqen
me aq sa do iu japë partnerja. Beqaret do përdorin çdo arme për ta bere
për vete personin e duhur. Ne planin financiar reflektoni mire para se
te shpenzoni.

Gaforrja

Asgjë e keqe nuk ka për te ndodhur sot ne jetën tuaj ne çift sepse
secili prej jush do tregohet i hapur dhe tolerant. Nëse vazhdoni kështu
shume shpejt do mendoni edhe për një zyrtarizim te lidhjes. Beqaret do
ritakohen me një mik te vjetër i cili tashme do iu pëlqejë edhe si diçka
me tepër. Ne planin financiar do jete dite ideale për te kryer
investime te mëdha.

Luani

Do mundoheni t’i zgjidhni një nga një problemet ne çift gjate kësaj
dite dhe do jeni me te qete. Partneri do iu beje edhe një surprize shume
te këndshme gjate mbrëmjes. Beqaret do kryejnë një takim shume
impresionues, i cili me shume gjasa do ua ndryshoje statusin. Financat
do jene delikate kështu qe për te shmangur problemet e mëdha ulni
shpenzimet.

Virgjeresha

Do mbylleni ne vetvete gjate kësaj dite dhe nuk do i tregoni
partnerin pakënaqësitë qe keni. Kjo do jete një mënyrë jo e mire sepse
do vuani shume vete. Beqaret do bëjnë mire te mos ngatërrojnë dashurinë
me paranë sepse do kenë probleme me vone. Me mire qëndroni edhe sot
vetëm. Financat do jene goxha te qëndrueshme. Te paktën ne këtë plan do
jeni te qete.

Peshorja

Ka mundësi qe një pjese e atyre qe janë ne një lidhje te joshen nga
aventurat kalimtare sot. Ne fakt ky do jete një gabim i madh i cili mund
te sjelle fundin e lidhjes afatgjate ne një mënyrë aspak te pëlqyeshme.
Beqaret duhet te tregohen me te moderuar dhe nuk duhet te tregojnë
hapur çdo pëlqim. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume
rreziqe.

Akrepi

Harmonia dhe mirëqenia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne
jetën tuaj ne çift. Do ndiheni mire ne krahët e partnerin dhe te dy do i
shprehni pa fund ndjenjat. Beqaret do e kenë te vështirë ta
sakrifikojnë lirinë e tyre edhe pse personat qe do takojnë do jene
tërheqës. Financat nuk do jene aspak problematike kështu qe ne këtë plan
mund te jeni te qete.

Shigjetari

Asgjë nuk do shkoje ashtu si ju e kishit menduar sot. Dita do filloje
me një mëngjes te zhurmshëm dhe te mbushur me debate, por me kalimin e
orëve gjithçka do rregullohet. Mbrëmja me pas do jete pasionante dhe
emocionuese. Beqaret nuk do kenë durim te kërkojnë personin e duhur. Ne
planin financiar mos luani shume me zjarrin sepse do digjeni keq.

Bricjapi

Marrëdhënia ne çift do ece ne drejtimin duhur gjate kësaj dite. Fale
komunikimit dhe tolerancës do e përforconi lidhjen dhe shume shpejt do
vendosni për diçka serioze. Beqaret do e gjejnë shume pranë vetes
personi qe për kaq shume kohe e kane kërkuar larg. Ne planin financiar
do përdorni një politike te mire dhe do arrini ta përmirësoni situatën.

Ujori

Do jeni te shpërqendruar sot dhe nuk do dini çfarë te bëni me pare ne
jetën tuaj sentimentale. Mundohuni t’i merrni gjerat me qetësi.
Vendimet e rëndësishme lërini për me vone. Beqaret me ne fund do ia
shprehin ndjenjat një personi qe e pëlqejnë prej kohesh. Ne planin
financiar rekomandohet shume kujdes dhe maturi. Investimet lërini për me
pas.

Peshqit

Jeta ne çift nuk do jete aspak problematike gjate kësaj dite,
përkundrazi do tregoheni me te kuptueshëm dhe me bashkëpunues me
partnerin. Beqaret do ndihen shume mire ashtu si janë dhe nuk do
kërkojnë me ngulm te kenë një person ne krah. Për te pasur financa edhe
me te mire duhet t’i bëni balle tundimit për shpenzime marramendëse.