Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroat

Policia greke identifikon vrasësin e tifozit grek – dyshohet se nuk është kroat


Futboll


Gazeta Express

08/08/2023 23:59

Gazetari kroat i portalit Dnevnik ka raportuar nga Athina se Policia Greka ka identifikuar vrasësin e tifozit grek të AEK, derisa vrasësi dyshohet që është i kombësisë greke – huligan i klubit të Panathinaikos që janë rival të AEK-ut të Athinës

Greqia është në shok. Kjo për shkak të vdekjes
së një tifozi 29-vjeçar të AEK-ut, i cili humbi jetën në një përleshje me huliganë
në rrugët e Athinës, e ku mendimi për kroatët në sytë e grekëve ndryshoi.

Kjo ka bërë që grekët të tërbohen me policinë
e tyre, e cila kishte të gjitha informacionet nga policia kroate dhe malazeze,
madje edhe targat e tifozëve që hynin në territorin grek. Ata madje e dinin se
ku do të ndodheshin tifozët.

Tifozët kroatë të ndaluar janë dërguar për
analizë të ADN-së, vrasësi ka lënë gjurmë te tifozi i ndjerë dhe tani është në
kërkim. Gjatë gjithë ditës, policia greke ka kryer bastisje, ka ndaluar shtatë
tifozë në kufirin me Maqedoninë e Veriut dhe një në një autobus që po udhëtonte
në drejtim të Shqipërisë.

“Sipas informacioneve jozyrtare, policia ka
gjurmët e gishtave të vrasësit dhe dyshohet se është shtetas grek”, ka treguar
gazetari i Dnevnik Nova TV.

Kujtojmë se policia ndaloi 98 persona, shumica
kroatë, por mes tyre kishte edhe shtetas grekë, pra tifozë të Panathinaikos, me
të cilët tifozët e Dinamos janë në marrëdhënie miqësore.

Megjithatë, ky është ende informacion
jozyrtar.

Të gjithë të arrestuarit do të dalin nesër
para gjyqtarit, kur do të mësohet nëse do të lirohen apo do të dërgohen në
paraburgim për një muaj.

Vetëm një muaj më parë, shtatë tifozë të
PAOK-ut u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e një tifozi të Arisit.
Kjo ka ndodhur tre vjet më parë, kështu që edhe ai skenar është i mundur. /GazetaExpress/