Ministri i Mbrojtjes së Gjermanisë do ta nderojë Armend Mehajn me medalje (DOKUMENT)

Armend Mehaj pritet të bëhet ministri i vetëm i shtetit të Kosovës që do të marrë medalje nga shteti i Gjermanisë.

Në një dokument të siguruar nga RTV Dukagjini, thuhet se “Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, po planifikon t’i japë ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj, urdhrin ushtarak ‘Kryqi i Nderit në Ar’ të Forcave të Armatosura Federale Gjermane”.

 

Ndryshe, për arsye familjare, Armend Mehaj ka dhënë dorëheqje nga Ministria e Mbrojtjes. Veprimtaria e tij u nderua edhe nga ambasadori i ShBA-së në Kosovë, Jeff Hovenier e po ashtu edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbot.

Si rrallëherë, për një ministër të Qeverisë Kurti patën fjalë të mira edhe nga opozita në Kosovë, duke e vlerësuar kontributin e tij.