Si të udhëtoni duke shpenzuar më pak para?

Si të udhëtoni duke shpenzuar më pak para?


Fun


Gazeta Express

07/08/2023 23:30

Në vitin 2017, 27 vjeçarja Cassandra De
Pecol i kishte thyer dy rekorde: ishte bërë femra e parë që i kishte vizituar
të gjitha shtetet sovrane në botë dhe njeriu i parë që kishte arritur ta bënte
këtë brenda 1 viti e gjysmë.

Shumica prej nesh padyshim se duam ta shëtisim
botën, por jo gjithsecili mund ta përballojë këtë financiarisht.

Prandaj, nëse veç jeni person që udhëtoni,
ekspertët kanë treguar se si mund të udhëtoni më shumë dhe të shpenzoni më pak.

Zgjedhni autobusë dhe trena që udhëtojnë në
mbrëmje

Udhëtimet e natës me tren apo autobus janë
zakonisht më të lira.

Këtë opsion mund ta shfrytëzoni për të kursyer
kohë dhe para, por edhe për të mos qëndruar në hotel.

Ofertat sekrete të hoteleve

Nëse nuk keni shumë kohë dhe para, kushtoni
vëmendje ueb sajteve që postojnë oferta të fshehta të hoteleve, siç janë
“Hotwire” apo “Priceline”.

Shikoni çmimin e biletave për një person

Nëse do të udhëtoni me familjen apo miqtë,
fillimisht shikoni sa kushton bileta për një person.

Esenca është se ueb sajtet e linjave ajrore
provojnë t’ju shesin bileta që kushtojnë më shumë nëse udhëtoni me një apo disa
persona.

Kur blini bileta përmes internetit, bëjeni
përmes platformës “Incognito”

Nëse i kontrolloni çmimet e biletave dhe
pastaj më vonë e bëni të njëjtën gjë, çmimet mund të rriten.

Kjo sepse linjat ajrore e dinë se jeni të
interesuar në ato bileta dhe provojnë t’jua shesin me çmim të lartë.

Prandaj, këtë mund ta shmangni duke i blerë
biletat përmes platformës “Incognito”. /Telegrafi/